<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vitet ’20, kur “Spitali i Kryqit të Kuq Amerikan” i Tiranës ishte 100% me staf amerikan!

Nga Armand Plaka

Këto imazhe botohen për herë të parë. Në një kohë kur Shqipëria po përjetonte një nga fazat e saj më të vështira, por edhe më frytdhënëse në kuadrin e ringritjes institucionale e përpjekjeve shtetformuese, Spitali i Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë dhe veprimtaria e vullnetarëve të tij, njihej e nderohej nga të gjithë shqiptarët…

***

Sot ka një “Spital Amerikan”, një francez e një gjerman, të cilët nuk e di nëse epiteti që mbajnë e cilësori që i shoqëron, shërben edhe si lidhje për të gjykuar apriori mbi origjinën e stafit të tyre e standardeve të shërbimit, përtej emrave që tingëllojnë shumë joshës.

Por dikur, ndoshta si pa u vënë re, e në një kohë kur Shqipëria po përjetonte një nga fazat e saj më të vështira, por edhe më frytdhënëse në kuadrin e ringritjes institucionale e përpjekjeve shtetformuese, duket se paskësh pasur një të tillë.

Të paktën kështu konsiderohej “Spitali i Kryqit të Kuq Amerikan” në Tiranë, në vitin 1920, menjëherë pas Luftës së Parë, i cili në ndryshim nga sot, në pjesën më të madhe përbëhej nga staf 100% amerikan, i cili nisi të plotësohej më pas edhe me infermierë shqiptarë.

Veprimtaria e Kryqit të Kuq Amerikan vijoi në fakt përgjatë gjithë viteve ’20-të të shekullit të shkuar thuajse në mbarë territorin e Shqipërisë e sidomos u shtri më shumë në rajonin e Tiranës, Elbasanit, Beratit, Korçës e Vlorës.

Ra në sy sidomos përkujdesja për fëmijët jetimë dhe lufta për zbutjen e varfërisë në një vend që sapo kishte dalë i dërrmuar nga një luftë shkatërrimtare, e cila kombinohej me aktivitete plotësuese, sikurse ishte ngritja e kampeve të hapura për fëmijët dhe mësimi falas i gjuhës angleze.

Primare në kushtet e Shqipërisë për anëtarët e tij, të cilët vinin në Shqipëri në më të shumtën e rasteve tërësisht mbi baza vullnetare, ishte higjenizimi apo edukimi e njohja e popullsisë me bazat e higjienës personale, çka solli me vete edhe investime ndoshta modeste, por të domosdoshme në kushtet e një vendi tejet të prapambetur.

Përballja me një mentalitet tërësisht të ndryshëm nga ai që ato kishin lënë pas në vendin e origjinës, apo në vende të tjera europiane ku kishin shërbyer, gjithsesi nuk i pengoi vullnetarët amerikanë të arrinin objektivat e tyre në masën më të madhe me mirëkuptimin dhe mirënjohjen e popullsisë vendase, e cila shihte tek ta, përkrahësin më të madh në përpjekjet e tyre për një kapërcim epokal në jetët e tyre dhe formësimin e pavarësisë reale të tyre, sipas normave e standardeve më të përparuara botërore.

Në disa raste, ata do të duhej të merrnin edhe leje të posaçme nga kleri muhamedan për të ushtruar veprimtarinë e tyre, siç ishte ajo në lidhje me vashat shqiptare që do të shërbenin si infermiere e ndihmës-infermiere, apo ( edhe pse duket e çuditshme) edhe në rastet kur një shqiptar muhamedan do të duhej të lihej në dorën e një dentisteje amerikane, e për këtë ky i fundit duhej të ishte “kompatibël” me normat fetare ( duke marrë bekimin apo miratimin e hoxhës së fshatit).


Në raste të tjera do të duhej të kapërcenin edhe ndonjë rezistencë keqkuptuese e dashakeqe, nga krerë e administratorë lokalë, apo dhe anëtarë të veçantë të klerit vendas, por sidoqoftë puna e tyre do të nderohej e shihej me mirënjohje nga shqiptarët, të cilët s’do të mungonin t’a ngrinin lart flamurin amerikan nëpër rrugët e ndërtesat e Shqipërisë, me po aq krenari sa edhe atë kombëtar.
Fotot që po paraqes bashkangjitur këtij artikulli, janë marrë prej arkivave të Librarisë ( dmth. Bibliotekës) së Kongresit Amerikan dhe tregojnë.

postbck postbck

Recent Posts

Ibuprofeni gjatë vapës: pesë grupe që duhet të tregojnë kujdes të shtuar para përdorimit

    Farmacistët po u bëjnë thirrje disa kategorive të njerëzve që të tregojnë më…

3 hours ago

Si qëndron situata me fruth në Kosovë? IKSHPK jep detaje

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se, gjatë periudhës 16…

3 hours ago

Ja sa lëng limoni duhet të përdorni për pastrimin e veshkave

    Një limon i plotë përmban 139 për qind të dozës së rekomanduar të…

5 days ago

Si të dallosh herët sëmundjen e mëlçisë?

    Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…

1 week ago

Tetë shenja në gojë që mund të jenë simptoma të diabetit

    Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta…

1 week ago

Përse shumë njerëz po vendosin letra higjienike në frigorifer: Kur të dëgjoni arsyen, do të bëni të njëjtën

    Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në historinë e frigoriferit, sado e…

1 week ago