<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

ARTUR SHOPENHAUER – Filozofi më i rrezikshëm i historisë

Artur Shopenhaueri ishte një nga filozofët më të njohur gjermanë, i spikatur për pesimizmin ateist deri në kufijtë e reales, por njëherazi edhe për qartësinë filozofike. Tolstoi e konsideronte Shopenhauerin si mendimtarin më të madh të botës, duke e gjykuar deri diku Niçen si “superuesin” e Shopenhauerit.

Nëse lexon disa pasazhe të veprës së Shopenhauerit “Bota si vullnet dhe përfaqësim”, kushtuar metafizikës, vëren se ai e vendos njeriun në një realitet që nuk ndryshon nga e përditshmja, por e këshillon të bëhet zotërues i asaj që dëshiron. Për Shopenhauerin bota është veçse vullnet dhe paraqitje, nirvana është hiçi i përkryer.

Po ashtu, ai e favorizon jetesën duke mohuar kryekëput dëshirat njerëzore: ato emocionale, fizike dhe seksuale Për Shopenhauerin nuk ka metafizikë të mirëfilltë, thuajse të gjitha filozofitë autentike kufizohen në kuadrin strikt të botës që na rrethon: “pra [Metafizika] mbetet imanente, jo transhendente.

Në të vërtetë, ajo nuk shkëputet kurrë tërësisht nga përvoja; ajo presupozon thjesht shpjegimin dhe interpretimin e saj, sepse flet për gjënë në vetvete, veçse për marrëdhëniet e saj me këtë dukuri”. “Në thelb filozofia është shkenca e botës; problemi i saj është bota; ajo ka të bëjë vetëm me botën; perënditë i le të prehen në paqe, por njëherazi pret që, gjithashtu, edhe perënditë ta lënë atë në paqe”. (“Bota si vullnet dhe përfaqësim”, kapitulli 17).

Këto pak thënie përçojnë gjithë shpjegimet e karakterit vërtet të dëmshëm të filozofisë së Shopenhauerit. E vetmja absolute për autorin është absolutja; në vend që t’i hapë perspektiva të reja njeriut (drejt përparimit, përsosmërisë, së ardhmes, etj.) ai e burgos atë në qerthullin hermetik të botës, së bashku me mjerimet dhe të përditshmet e tij. Prandaj, nuk ka rrugëdalje, përveç mosqenies, vetëvrasjes, vdekjes. Dhe, në të vërtetë, nëse e vërejmë më nga afër ndikimin e Shopenhauerit, do gjenim veçse raste tragjike:

Niçe e lexoi shumë Shopenhauerin. Para se të zhytej në marrinë e tij, në janar 1889, gjatë gjithë jetës ai vuajti nga bipolariteti akut.

Mopasani e lexoi shumë Shopenhauerin. Në janar të vitit 1892 tentoi të vetëvritej, përpara se të zhytej në botën e tij të çmendurisë.

Hitleri e lexoi shumë Shopenhauerin. Në llogoret e Luftës së Madhe, para dështimit mbante gjithmonë mbi tryezën e tij gazetën “Le Monde”. Pas njëfarë kohe në politikë, u vetëvra në prill të vitit 1945.

Siorani e lexoi shumë Shopenhauerin. Gjatë gjithë jetës së tij jetoi si një njeri i padobishëm, pa punuar, me probleme të mëdha pagjumësie, madje vetëvrasjen e shndërroi në temë kryesore të veprës së tij.

Hullebek e lexoi shumë Shpenhauerin. Gjithë jetën vuajti nga depresioni, duke e shndërruar atë në temë qendrore të punës së tij.

Pra, në njëfarë mënyre leximi i zgjatur dhe i kujdesshëm i punës së Shopenhauerit është një nga përvojat më shkatërruese. Ajo minon shpresën, besimin në veçantinë e çdo individi, sa i përket dobishmërisë së veprimit, sa i përket realitetit të vlerave morale dhe shpirtërore, duke lënë pas vragat e një morie rrënojash. /konica.al /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Zhurma në vesh – kur është e padëmshme dhe kur duhet të shkoni urgjentisht te mjeku

    Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…

14 hours ago

Migrena, cilat janë faktorët që mund të nxisin sulmet e dhimbjes së kokës?

    Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…

14 hours ago

Ju ënjten këmbët? Ja çfarë mund të jetë duke ju sinjalizuar trupi

    Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…

14 hours ago

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë këshillojnë ekspertët

    Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…

15 hours ago

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

2 days ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

2 days ago