<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

JERLITË DHE MUHAXHERËT dhe një vështrim kronologjik i një padrejtësie historike

Vendasit e Anës së Llapit janë quajtur Jerli, ndërsa, Shqiptarët e ardhur nga teritoret shqiptare, autoktone, te rrethit të Sanxhakut të Nishit e Krahinës së Toplices, pas vitit 1877-1878, te përzërë dhunshëm, nga forcat ushtarako – policore dhe falangat serbe, quheshin Muhaxherë ose muhaxhirë…

Nga Toplica Shqipëtare, pas vitit 1877 – 1878; pas vendimeve te njëanshme e të padrejta, te Kongresit te Berlinit; pas mbarimit te Luftërave Ballkanike dhe Luftës se Pare Botërore; nga 876 lokalitete te atjeshme, puro Shqiptare; qytete e fshatra, u perzenen popullata e pa mbrojtur dhe e pafajshme shqiptare, dhe ajo, ne kohe dimri….

Ne fillim, një numër i madh i Muhaxhirve u vendosen ne Luginen shqipëtare, të Llapit,(Kosovë e sotme), aty afer Toplice; me shprese se do te ktheheshin shpejt, ne vatrat e tyre te shenjta. (Sipas vendimeve te Kongresit te Berlinit, ne vitin 1878, pas mbarimit te luftrave Ballkanike dhe Luftës se Parë Botërore, teritori i Toplices iu fal Serbisë, por, me kusht qe banoret e atyshem shqiptar, mos te ngucen, por, te vazhdojnë jetën normale…te jetojnë edhe me tutje ne tokat e tyre, në Toplicë…)

Fatkeqësisht, sta nuk u kthyen kurrë në Toplicen e Tyre.!!!

E tërë prona e tundshme dhe e patundshme ju mbeti atje…

Askush prej Tyre nuk ka shite pasuri atje.

Te gjithë i kanë Tapitë e atëhershme Turke’.

Sipas të Drejtës Ndërkombëtare, ky pastrim i territorit, është krim… Andaj, prapë sipas kësaj të drejte, krimi nuk plaket….

Andaj , duke marre parasysh qe ky krim ndaj popullatës së atjeshme shqiptare, te Toplicës, ka ndodhe para afro 100 vjetëve. Ka mundësi qe te behet padi dhe te hapet kontesti ndërkombëtarë, sikurse për qeverinë shqiptare.

~ Politika aktuale e Shqipërisë dhe Kosoves PO HESHTË .!!!

~ Po heshtin pa arsye, me lehtësi te padurueshme edhe “historianët” e mjerë, me thirrje akademike fallco dhe injorantë të Kosoves; dhe po ashtu ata te Shqipërisë dhe Europës…!!!

~ Po heshtin për çudi, edhe dy Akademitë e A.Sh…(senile), të Kosovës dhe Shqiprisë..!!

… Eshte mire, qe Shqipetarët Muhaxhirë, sot e kesaje dite i mbajne mbiemrat, sipas vendbanimeve të tyre, qe i kane patur ne Toplicë : psh. Statovci, Svarça, Podvorica, Vershevci, Simnica, Toplica, Llumnica, Megjuani, Kutllofci, Xhigolli, Zhinipotoku, Rakovica, Kushumliu, Kapiti, Nishliu, Dragobuzhda, Masurica, Ratkoceri, Kongjeli, Pllana Tullari, Sollova, Klisurica, Vllahiu, Maqastena, Sekiraqa, Igrishta, Vranja, Leskoci, Bajra, Llapashtica,Telbizi, Tihovci, Parduzi, Govori, Tupalla, Leskoci, Prokupla, Gagica, Obrazhda, Bllaca, Pllana, Deshishku, Zarbica, Babatinca, Stublla, Visoka, Buqinca, Toverlani, Rastelica, Prebreza, Topanica, Zhushi, Nesusha, Raqi, Kastrati, Reçica, Merovci; Sogojeva ,Dragusha, Shushnjaku, Maqkafci, Pervetica, Batatina, Rudari, Medvegja, Zebica, Pollomi, Murturi, Sfirca, Tupalla, Muhaxhiri, Sijarina, Bogujevci, Maqedonci, Muzaqi, Berbatofci, Kalludra, Troshupa, Starasella, Cernaveri, Kertoku, Sllamniku, Dragidella, Burrniku, Tortoshi, Troshupa, Boshnjaku, Pregapuca, Pasjaqa, Konjufca, Konjusha, Grapci, Tortoshi, Glloboderi, Shylemaja..Muhaxhiri, Radeci, Zhuja, Gerbaci,Raiqi,Beiqi, Gajtani,Vllasa, Vrapca, Dukat, Dediq, Muhagjeri, Prekorogja, Vershevci, Matarova, Gerguri..etj. etj….

Shumica e ketyre Muhaxherëve ne atë kohë, gjatë ikjes nga terrori i paskrupulltë, i forcave falango – militare serbe, pamëshirshëm u vranë, u masakruan dhe u plaqkiten gjatë hikjes… ndësa pjesa e mbetur gjallë, jane shperngule ne diasporë: Turqi, Siri, Egjipt, Jordani, Amerikë, Europë, Shqiperi , Maqedoni , Sarajeve, e ne tere Kosoven. Një numer i madh i tyre, ende jetojnë me keta mbiemra, ne teritorin e Llapit e më gjërë nëpër Kosovë..e gjetiu…etj.

..

Sipas shume faktorëve, një pjesë e Shqipëtarëve Muhaxhirë, ne aspektin kulturorë, kishin qene me te ngritur dhe me te emancipuar se vendasit e Llapit e më gjërë.

Dmth.nje pjesë e Muhaxhirve, ne Llap e me gjërë, kane sjelle kulture me te mire pune, banimi dhe arsimimi.

Nje kohe Muhaxhirët nuk u martonin me jerlite, por, pase pake barierat u thyen dhe filluan martesat.

P.s. Jerli, quheshin shqiptarët vendas.

Muhaxher ose muhaxhir, quheshin shqiptarët e ardhur, te perndjekur, nga Toplica…

~ Duhet thenë se nje numer i konsiderueshem i popullates shqipetare, autoktone, mbeti ne Toplicë, per te vazhdua jeten atje, por, ata me dhune te vazhdueshme u konvertuan dhe u serbizuan….

Edhe sot e kesaj dite, atje ka shumë familje qe belbezojnë ende shqip…

~ Vehbi Ejupi…

postbck postbck

Recent Posts

Origjina e shqiptarëve sipas ADN-së së lashtë dhe gjenetikës së popullatave

Origjina e popullit shqiptar ka qenë prej kohësh objekt debatesh, pasi ai shfaqet për herë…

1 hour ago

Vlerësimet e shqiptarëve për Hasan Riza Pashën

Mbrojtja 7 mujore e qytetit të Shkodrës përfaqëson, për nga fuqia e qëndresës, një nga…

2 hours ago

Qengj i pjekur ngadalë në furrë me hudhër dhe rozmarinë: Receta që mban aromë feste

Mishi që shkrihet në gojë, patatet e arta dhe aroma e erëzave mesdhetare e bëjnë…

2 hours ago

Cilat kafshë mund të theren kurban e cilat jo

  Kafshët te cilat mund te theren për kurban janë: lopët, devetë, dhente dhe dhite…

2 days ago

ShBA-ja ndryshon rregullat për marrjen e “Green Card”

  Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar një ndryshim të madh në politikat…

3 days ago

“Duan gjithmonë fjalën e fundit”/ Studimi që ndez debatin mes çifteve: Ky është “defekti” që burrat nuk e durojnë dot tek gratë

  Një sondazh i realizuar nga Opinion Way ka nxjerrë në pah një nga “defektet”…

3 days ago