Një hartë interesante e vitit 1839 që ka autor vetë princin e Vasojeviqëve. Duke njohur në mënyrë intime fiset shqiptare, ai ravijëzon vendndodhjen e kuçëve, palabardhasve, pipereve, hotëve, krasniqëve dhe vasojeviqëve
Aristokrati nga fisi i Vasojeviqëve, Nikolla, ose siç e quante vetëm me sqimë në frëngjisht ‘Prince des Wassoevitch’, ka lënë pas një mal përsiatjesh për viset kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Fryt i penës së tij janë jo pak shënime interesante në frëngjisht në lidhje me gjendjen e fiseve shqiptare brenda Malit të Zi të vjetër në kohën e princit, Petër Njegushit II (1830-1851).Ju pëlqen!
Duke njohur në mënyrë intime fiset shqiptare, ai ravijëzon vendndodhjen e kuçëve, palabardhasve, piperëve, hotëve, krasniqëve dhe vasojeviqëve.
Katër fiset e fundit, sipas shënimeve të Nikollës, e hiqnin origjinën e tyre nga një i parë i përbashkët.
Në origjinal harta mban diçiturën përshkruese “Hartë e fiseve të pavarura dhe luftarake të Shqipërisë”. /MekuliPress.com/ InforCulture.info
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…
Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…