Kështu përshkruhet riti i lindjes së fëmijes ndër shqiptarë në Malsinë e veriut të Shqipërisë nga etnologu hungarez Baron Franc von Nopça. /InforCulture.info
.. Kur lind në Malci një djalë, atëherë ia lajmërojnë këtë të tërë fisit me zbrazje pushkësh dhe fqinjët dhe farefisi përgjigjen me pushkë. Lindja e një vajze nuk gëzon njeri. Në Hercegovinë, si edhe në Gjermani dhe në disa vise të Rumanisë (kuçovllahët) besojnë se do të ishte shenjë e mirë sikur fëmija të lindte me këmishë (cipa e vesë)…
Foshnja porsa lind, e lajnë me ujë të vakët dhe e mbështjellin me pelena prej leshi, e vënë në djepin e vogël, i japin të thithi një brumë, që e bëjnë me gjalpë, sheqer e me ujë të ftohtë të mbështjellë me pëlhurë; pastaj e mbulojnë me një pallto, që të mos bëhet llafazan. Nuk kam dëgjuar gjë nëse përdorin magji në ujin e banjës. Foshnjën, që mezi i hap sytë, e forcojnë, duke i fërkuar kokën me të verdhin e vesë; pastaj ia lidhin kokën me një copë pëlhurë. Edhe në Rumani i mjekojnë fëmijët e dobët me të verdhën e vezës.
Si në Bullgari e në Rumani, ashtu edhe në Shqipëri, besojnë se shtrigat mund t’iu bëjnë keq lehtas fëmijëve të porsalindur. Pra, i mbrojnë ata me hajmali dhe me hudhra./InforCulture.info
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…