<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

E dinit çfarë bën skifteri kur mbush 40 vjeç?

Skifterët jetojnë 70 vjet, por që të arrijë deri këtu, i duhet të marrë një vendim të vështirë në jetë. E dini çfarë bën?

Kur arrin moshën 40 vjeçare, thonjtë e tij e humbasin elasticitetin dhe fuqinë, duke e pasur të pamundur ta rrokin prenë, e cila është burimi kryesor i ushqimit. Në këtë moshë, edhe sqepi i tij i mprehtë dhe i fuqishëm, fillon e lakohet duke mos e kryer funksionin e tij. Dyzet vitet mbi supe, i bëjnë dhe krahët e tij të rëndë për shkak të peshës së puplave, të cilat i ngjiten për trupi, duke ia vështirësuar fluturimin, transmeton Lajmi.net.

Këto kushte, e detyrojnë skifterin të ndërmarrë një vendim tejet të vështirë. Alternativa tjetër është vdekja e ngadaltë të cilën ai e refuzon. Ai vendos t’i hyjë një përvoje ndryshimi tërësor, e cila do t’i zgjasë 150 ditë. Po çfarë bën skifteri? Le ta shohim së bashku. Ai fluturon në majën më të lartë, atje ku dhe ndërton foletë. Pastaj, së pari fillon e godet sqepin në shkëmbinj, me aq forcë që ka, derisa t’i thyhet. Së dyti, pasi ta ketë thyer sqepin, pret derisa ti rritet.

Së treti, me sqepin e ri, fillon e shkul kthetrat e këmbëve. Së katërti, pasi t’i jenë rritur kthetrat, fillon e shkul të gjitha puplat e vjetra. Pesë muaj pas kësaj torture, skifteri i kthehet sërish fluturimit në qiell, si të kishte lindur për së dyti. Ky ndryshim i dhimbshëm, e mundëson të jetojë dhe për 30 vite të tjera. Nganjëherë, për të mirën tonë, na kërkohet që të bëjmë ndryshime rrënjësore në jetë, edhe pse janë të vështira. /Lajmi.net/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Qepa çfarë shkakton për tensionin, zemrën dhe diabetin: Mjeku jep lajmin e papritur

  Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…

10 hours ago

Sa janë të rrezikshëm qetësuesit?

    Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…

10 hours ago

Ahmet Zogu u rikthye në pushtet me mercenarë rusë dhe mbështetjen ushtarake jugosllave?!

Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…

10 hours ago

Skënderbeu dhe fisnikët shqiptarë që nuk e ndoqën: mes interesave politike, fesë dhe luftës për pushtet

Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…

11 hours ago

Pini lëng të karotës çdo ditë për këtë problem shëndetësor

    Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…

14 hours ago

​Cilat janë simptomat e cirrozës së mëlçisë?

    Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…

14 hours ago