<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ja për çfarë arsye mjekët veshin rroba me ngjyrë të kaltër ose gjelbër

A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse mjekët në sallat e operimit veshin rroba me ngjyrë të kaltër ose me ngjyrë të gjelbër të hapur?

Duket se arsyeja për këtë është shumë interesante, e madje pikërisht veshja me këtë ngjyrë mund të jetë një faktor përcaktues për suksesin e një operimi kirurgjik.

Por nuk ishte gjithmonë kështu.

I gjithë stafi mjekësor vishte rroba me ngjyrë të bardhë derisa një ditë në vitin 1914, një mjek me ndikim bëri që rrobat me ngjyrë të kaltër dhe të gjelbër të shndërrohen në një “uniformë” që tashmë është tradicionale, transmeton Klan Kosova.

Por pse u bë kjo?

Problemi është se ngjyra e bardhë e pastër dhe e papërlyer mund të verbojë kirurgët për disa momente, në qoftë se ata zhvendosin shikimin e tyre nga ngjyra e errët e gjakut në drejtim të kolegëve të tyre.

Është pak a shumë efekti i njejtë kur ju në stinën e dimrit dilni jashtë nga ambienti i brendshëm dhe shihni rrezet e diellit që reflektojnë në borë.

Por kjo arsye nuk e jep përgjigjen e plotë pse rrobat që mjekët veshin në sallat e operimit janë me ngjyrë të kaltër dhe të gjelbër, e jo për shembull ngjyrë vjollce ose të verdha.

Arsyeja është se ngjyra e gjelbër dhe ajo e kaltër janë e kundërta e ngjyrës së kuqe në spektrin e dritës vizuale, dhe gjatë një operacioni, një kirurg është pothuajse gjithmonë i përqëndruar në ngjyrë të kuqe.

Për shkak të kësaj, këto ngjyra të rrobave të tyre jo vetëm që ndihmojnë për të përmirësuar mprehtësinë vizuale të një kirurgi, por edhe t’i bëjë ata më të ndjeshëm ndaj hijeve të ndryshme të ngjyrës së kuqe.

Rrjedhimisht, ajo i ndihmon ata t’i kushtojnë vëmendje më të madhe nuancave të anatomisë njerëzore që në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon gjasat që ata do të bëjnë një gabim gjatë një operacioni.

postbck postbck

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

2 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

5 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

8 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

1 day ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

1 day ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

1 day ago