<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Për sëmundjet e rënda, shqiptarët flisnin jashtë oborrit!

Në krijimtarinë folklorike të shqiptarëve ka një fond shumë të pasur krijimesh të shumëllojshme që ndriçojnë aspekte të ndryshme të fuqisë ndikuese të fjalëve në jetën e njerëzve. 

Në komunikimet ndërmjet shqiptarëve artikuloheshin dendur ‘fjalë e shprehje eufemike’, domethënë fjalë e shprehje të bukura të pëlqyeshme, dashamirëse, për të shënuar dukuri të papëlqyeshme, të shëmtuara, të rrezikshme e deri vdekjesjellëse.

Për shembull, nuk artikuloheshin emrat e shumë sëmundjeve sidomos të atyre nervore e psikike. Nuk thuhej fjala ‘epilepsi’ ose ‘sëmundja e tokës’, por artikuloheshin fjalët e togfjalëshit “e zuri ajo punë”, “i ra jashtë shtëpisë”, “ajo e tokës”, “i ra ajo punë” etj.

Në Shqipërinë e Mesme, veçanërisht ndër banorët e krahinave përreth Tiranës nuk artikolohej fare fjala ‘verem’, që në gjuhën popullore shënonte sëmundjen e tuberkulozit. Për dikë që vuante pathologjinë e tuberkulozit thuhej “është pak i zbehtë”, “ishte zverdhur pak”, etj.

Para përdorimit të antibiotikëve në shumicën dërrmuese të rasteve, kur infektohej me tuberkuloz një anëtar i familjes, shpejt a vonë infektoheshin edhe anëtarët e tjerë. 

Në situata të tilla shqiptarët thoshin se “në atë familje ka hyrë”, nënkuptohej tuberkulozi, por nuk përmendej emri i kësaj sëmundjeje të frikshme, që përcillte shumë të infektuar në varreza.

Për sëmundje vdekjeprurëse, shqiptarët përgjithësisht flisnin jashtë banesës, mundësisht edhe jashtë oborrit të shtëpisë.

Pse vepronin kështu?

Në shoqërinë tradicionale shqiptare kanë qenë mjaft të përhapura mendësitë se “të thuash emrin e ndonjë sëmundjeje në shtëpi është njësoj sikur e fton atë”, se “fjala të sjell hijen e sëmundjes me vete”, se “të përmendësh emrin e një sëmundjeje është njësoj si të zgjosh një qen të tërbuar që të kafshon”, etj.

Pasi flisnin në mënyrë të tërthortë për sëmundje të ndryshme ose njerëz të sëmurë me lloje të ndryshme pathologjish, shqiptarët pështynin tri herë në tokë.

Për mendësitë e shqiptarëve të shoqërisë tradicionale kjo mënyrë të pështyri funksiononte si masë parandaluese për të mos u infektuar nga sëmundja folësi ose familjarë të tij.

Zyhdi Dervishi: Lente të Ndërveprimit Simbolik /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

A mund ta dëmtojë tiroiden parfumi i spërkatur në qafë? Ja çfarë tregojnë provat

    E përdorim pothuajse pa menduar, pikërisht në një nga zonat më të ndjeshme…

4 hours ago

Zgjoheni me etje dhe gojë të thatë, çfarë ndodh në trup gjatë natës

Gjatë natës, trupi humbet natyrshëm lëngje, prandaj shumë njerëz zgjohen të etur dhe me gojë…

4 hours ago

Pse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit?

    Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim…

6 hours ago

A mund ta ngadalësojë kafeja plakjen? Shkencëtarët zbulojnë një proteinë kyçe

    Nuk është kafeina ajo që po tërheq vëmendjen – disa përbërës të kafesë…

8 hours ago

Çfarë ndodh me trupin e fëmijës gjatë temperaturës?

    Kur temperatura e fëmijës rritet, prindi mund të shqetësohet menjëherë. Por temperatura nuk…

9 hours ago

Përfitimet kryesore nga shalqiri

    Shalqiri është një frut i shijshëm dhe freskues për të gjithë ju dhe…

9 hours ago