Fjala Kuvend e ka zanafillën nga mbledhjet e burrave të një krahine, fshati a fisi, që shqyrtonin e zgjidhnin çështjet më të rëndësishme politike e shoqërore të zonës së tyre.
Sipas të drejtës kanunore, kishin natyrën e një organizimi vetëqeverisës. Kuvendet shqyrtonin probleme të karakterit gjyqësor e administrativ me rëndësi të përgjithshme dhe i vendosnin sipas parimeve të Kanuneve lokale.
Kuvendet mblidheshin zakonisht në vende të paracaktuara: pjesëtarët e tyre rreshtoheshin në gjysmërreth duke qenë krerët dhe pleqtë më vete dhe banorët e tjerë më vete. Vendimin përgjithësisht e jepnin krerët dhe pleqtë, ndërsa vegjëlia dhe stërpleqtë kishin të drejtën të pranonin ose jo. Të gjithë anëtarët e kuvendeve ishin të armatosur. Gratë nuk merrnin pjesë./
Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…
Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…
Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…
Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…
Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…
Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…