<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Historia e “Las Vegasit” të Italisë, që sot është kthyer në një qytet fantazmë(Foto)

Në ditët e sotme është një prej qyteteve fantazmë më të mëdhenj në botë. Në pikun e tij, qyteti i ndërtuar në Alpe, 80 minuta në veri të Milanos, tërhiqte turistë dhe vizitorë të shumtë, me arkitekturën e veçantë, dyqanet, kazinotë, restorantet dhe një hotel madhështor me sallë balloje. Madje kishte edhe një kështjellë të rreme. Por sot, “Citta dei Balocchi” – Qyteti i lodrave, është në fakt një grumbull gërmadhash të lëna në mëshirë të fatit.

Ideja për këtë atraksion ishte e sipërmarrësit italian, Kontit Mario Bagno. Që në vitet 1960 ai ishte përfshirë në ndërtimin e shumë rrugëve dhe aeroporteve, por synimi i tij ishte që të krijonte një Las Vegas italian. Për këtë zgjodhi një qytezë të qetë, Konsono (Consonno) dhe investoi aty 22,5 milionë lireta, ose 313 mijë euro, konvertuar në vlerën e parave në ditët e sotme.

Pjesa më e madhe e 60 banorëve të qytezës u larguan prej aty në vitin 1965, të tjerë qëndruan për të punuar. Të gjitha godinat ekzistuese, përveç kishës dhe varrezave, u prishën. Në vitin 1968 në resort mbërritën turistët e parë. Por suksesi do të zgjaste pak. Me punimet që vijonin vazhdimisht dhe Kontin që ndryshonte shpesh planet e projekteve, turistët i shoqëronte gjithmonë zhurma e makinerive të rënda. Për më tepër, rruga për aty ishte e gjatë dhe gjithnjë e më pak njerëz e zgjidhnin si destinacion.

God itjen e fundit, shpresave të Kontit ia dha një rrëshqitje masive dheu në vitin 1976, që shk atërroi rrugën kryesore për aq kohë sa për t’i shkaktuar qytetit një dëm të pariparueshëm ekonomik. Për vite me radhë, Konti Bagno thuri plane sesi të “ringjallte” krijesën e tij, por asgjë e tillë nuk ndodhi derisa ai ndërroi jetë në vitin 1995.

Në vitin 2007, “Qyteti i lodrave” u mbyll përfundimisht. Shtatë vite më vonë, pati një përpjekje për t’ia shitur investitorëve për rreth 12 milionë euro, por askush nuk u afrua, duke bërë që grumbulli i godinave të braktisura të mbetet i pandryshuar, si për të kujtuar ëndrrën e shuar të sipërmarrësit guximtar.

Burimi: Gazeta-Shqip.com/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Qepa çfarë shkakton për tensionin, zemrën dhe diabetin: Mjeku jep lajmin e papritur

  Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…

18 hours ago

Sa janë të rrezikshëm qetësuesit?

    Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…

18 hours ago

Ahmet Zogu u rikthye në pushtet me mercenarë rusë dhe mbështetjen ushtarake jugosllave?!

Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…

18 hours ago

Skënderbeu dhe fisnikët shqiptarë që nuk e ndoqën: mes interesave politike, fesë dhe luftës për pushtet

Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…

19 hours ago

Pini lëng të karotës çdo ditë për këtë problem shëndetësor

    Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…

22 hours ago

​Cilat janë simptomat e cirrozës së mëlçisë?

    Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…

22 hours ago