KISHA APO DA VINÇI?..
Në Mesjetë, kripa cilësohej si burim i çmuar. Kushtonte shumë dhe besohej të kishte edhe veti shëruese.
Nëse derdhej, kripa nuk mund të përdorej më si ilaç, prandaj grumbullohej dhe thesi hidhej mbi shpatullën e majtë – kjo edhe për të “verbuar” shpirtrat e këqinj, që besohej se i përndiqnin vazhdimisht njerëzit.
Ekziston një arsyetim edhe më i vjetër, mbi këtë supersticion.
Në tablonë e Leonardo da Vinçit, “Darka e fundit”, Juda Iskarioti portretizohet sikur ka derdhur kripën. Prej këtu, shumë njerëz filluan ta shohin këtë akt si një shenjë jo të mirë, që sipas tyre, ka të ngjarë të ndjellë fatin e keq.
Dihej se, kripa e bën tokën jopjellore për një kohë të gjatë dhe nga kjo, besohej se nëse derdhej ishte një mallkim për tokën.
Ndër shekuj, ka pasur dëshmi të shumta mbi shenjat jo të mira, që “paralajmëronte” kripa që derdhej.
Veç kësaj, që kur kisha katolike romake përdori kripën për të përgatitur Ujin e Shenjtë, ajo mori një rëndësi të karakterit fetar, duke e bënte derdhjen e saj një shenjë të keqe. /Konica.al /InforCulture.info
Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…
Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…
Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…
Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…
Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…
Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…