NASA angazhon kompaninë Nokia për të ndërtuar rrjet 4G në Hënë

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka angazhuar firmën finlandeze të telekomunikacionit Nokia për të ndërtuar rrjetin e parë celular 4G në Hënë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rrjeti do të jetë jetik për aftësitë kritike të komunikimit, siç janë transmetimi i të dhënave, funksionet komanduese, navigimi në kohë reale dhe transmetimi i videove me cilësi të lartë, njoftoi sot kompania Nokia.

“Këto aplikacione komunikimi janë të gjitha jetësore për praninë afatgjate të njeriut në sipërfaqen e Hënës”, thuhet në kumtesë.

Marrëveshja me vlerë 14,1 milionë dollarëshe e nënshkruar me kompaninë Nokia është një nga 15 marrëveshjet që NASA nënshkroi me kompani të ndryshme që arrijnë në më shumë se 370 milionë dollarë. Ata përqendrohen në teknologjitë për të arritur prani afatgjate dhe të qëndrueshme në Hënë dhe misione të suksesshme të ekuipazhit në Mars.

Komunikimet me një rrjet 4G janë pjesë e rëndësishme e programit Artemis të NASA-s, i cili synon të ulë gruan e parë dhe burrin tjetër në sipërfaqen e Hënës në vitin 2024.

Si pjesë e hapësirës dhe eksplorimit hënor, NASA nënshkroi “Marrëveshjet Artemis” më 13 tetor me shtatë vende të tjera: Australinë, Kanadanë, Italinë, Japoninë, Luksemburgun, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Britaninë.

NASA thotë se misioni i parë, Artemis I, është në vijim e sipër deri në vitin 2021 pa astronautë, ndërsa në misionin Artemis II do të fluturohet me një ekuipazh në vitin 2023. Në misionin Artemis III, sipas NASA-s, astronautët do të zbresin në polin jugor të Hënës në vitin 2024.

Kostoja e programit pritet të jetë rreth 28 miliardë dollarë nga vitet fiskale 2021 deri më 2025. /voal.ch /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Të mirat dhe të këqijat e fasuleve

  Fasulet konsiderohen si ushqim i shëndetshëm dhe shpesh mund ta gjeni në tryezat e…

3 days ago

Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

Nga: Ilir Muharremi Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga…

1 week ago

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

2 weeks ago

Çfarë u morri jetën tre milionë fëmijëve në vitin 2022?

  Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…

2 weeks ago

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

  Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…

2 weeks ago

Media spanjolle “El Periódico”: Shqipëria, “parajsa” që bashkon vendet e trashëgimisë botërore me plazhet mahnitëse

  Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra,…

2 weeks ago