Eksperimentet me ushqim gjithmonë na zbulojnë mënyrat që ushqimi të mos përfundojë në mbeturina.
Në këtë përshkrim me siguri keni dalluar edhe atë copë buke e cila qëndron në kuzhinën tuaj tashmë disa ditë, mirëpo falë këtij truku të thjeshtë në kuzhinë më nuk keni nevojë ta hidhni në mbeturina, transmeton Telegrafi.
Duhet të veproni kështu:
1) Njomeni bukën me ujë
Edhe pse tingëllon paksa e pazakontë, mos hiqni dorë, sepse ky është vetëm veprimi i parë.
Futeni bukën nën vrushkull uji dhe prisni derisa korja të njomet. Gjithsesi kujdesuni që pjesa e butë e bukës të mos njomet shumë.
2) Piqeni!
Aktivizoni furrën në 150-160 gradë Celsius dhe futeni bukën e njomur.
Piqeni 6 deri në 12 minuta, varësisht nga uji që ka depërtuar në bukë. Dhe e gjitha është kjo!
Ky truk ka efekt sepse uji të cilin e ka thithur korja shndërrohet në avull – kjo rihidraton tulin e bukës dhe ajo sërish bëhet e butë, ndërkaq nxehtësia nga furra do ta bëjë krokante korën e bukës
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…
Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…
Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…