<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Arsyet përse duhet të hani një lugë mjaltë para gjumit

Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të sigurta shkencërisht dhe jo më kot njihet si ‘ari i lëngshëm’. Mjalti është zgjedhja kryesore kundër inflamacionit dhe për shërimin e organizmit.

Një nga mënyrat më efikase e të thjeshta për të shfrytëzuar të mirat e mjaltit është konsumi i tij përpara gjumit. Ekspertët e mjekësisë popullore rekomandojnë një lugë çaji me mjaltë përpara se të shtriheni për të fjetur është kura më e mirë në këto kohë virusesh.

Mjaltin mund ta tretni edhe në çaj kamomili ose qumësht të ngrohtë.

Vlerat shëndetësore të mjaltit përpara gjumit:

Rënia në peshë

Nëse konsumohet në mbrëmje, mjalti ndihmon më shumë në djegien e yndyrnave dhe në përmirësimin e funksioneve të mëlçisë. Duke pirë çajin me mjaltë në vend të sheqerit do të parandaloni shtimin në peshë dhe do të ulni nivelin e sheqerit në gjak dhe të triglicerideve.

Studimet konfirmojnë se ngrënia e një luge çaji me mjaltë përpara gjumit frenon urinë gjatë natës.

Kësisoj, mjalti ju ndihmon të humbisni peshë teksa jeni në gjumë.

Mjaltë për një gjumë të qetë

Mjalti përmirëson cilësinë e gjumit, mungesa e të cilit mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore siç janë: tensioni i lartë, diabeti i tipit 2, artriti, ishemia dhe sëmundjet e zemrës.

Nëse konsumoni një lugë çaji me mjaltë përpara gjumit, ai do të rrisë lehtë nivelin e insulinës e cila ndihmon në çlirimin e hormonit tryptophan. Mjalti ndihmon edhe në rritjen e serotoninës, hormoni i humorit të mirë, kënaqësisë dhe gëzimit si dhe melatoninës, hormoni i gjumit të mirë.

Mjalti ul rrezikun e diabetit

Një lugë çaji me mjaltë ul nivelet e glukozës në gjak për një kohë të shkurtër. Mjaltin mund ta kombinoni me pak kanellë për të mirëmbajtur këto nivele dhe parandaluar diabetin.

Parandalon alergjitë

Mjalti lufton alergjitë dhe forcon imunitetin. Këto aftësi i atribuohen mjaltit të vërtetë dhe jo atij të pasterizuar. Mjafton një lugë çaji me mjaltë çdo natë për të shmangur alergjitë e shkaktuara nga poleni.

Imuniteti

Antioksidantët tek mjalti parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe forcojnë imunitetin. Nëse pini një lugë çaji me mjaltë në mbrëmje, do të jeni plot energji dhe do të mbroni rrugët e frymëmarrjes nga infeksioni.

Një lugë me mjaltë ju ndihmon edhe kundër kollës dhe mbron shëndetin e organizmit./AgroWeb.org/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

6 hours ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

6 hours ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

6 hours ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

6 hours ago

Pse buka në Gjermani është më e shtrenjtë të dielave?

    Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…

7 hours ago

Këto fruta të vogla bëjnë mrekulli për zemrën

    Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…

7 hours ago