<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kur Marubi i shkruante Zogut: Kthema borxhin!

Kel Marubi ka fiksuar momentet të rëndësishme historike për Shqipërinë, përfshirë kohën kur Ahmet Zogolli (Zogu më vonë) ishte kryeministër.

Një dokument nga Arkiva e Shtetit, sjell detajet kur Marubi po përpiqej të garantonte shkollimin e birit të tij, Gegës. Ministria e Arsimit nuk kishte dërguar të hollat për studentët shqiptarë në Paris dhe Kel Marubi ishte detyruar të garantonte vetë të ardhurat për të birin.

Me t’u kthyer nga Parisi, kërkoi nga kryeministri pagën që i takonte si fotograf pasi, siç shkruan ai, kishte mbetur “keq e më keq”, pasi të gjithë të ardhurat i kishte lënë te djali në Paris.

Letra e Marubit drejtuar Ahmet Zogut, më 11 dhjetor 1923, është si më poshtë:

“Shkoder 11-XII-1923

Shkëlqesi!

Me ket shkres po vi me Ju lypë të falun për guzim qi po marrë me ju dërgue kët shkres, por nevoja madhe me ban qi të Ju besdisi Zotnin t’Uej.

Udha Parigjit më bani të harxhoj shum të holla tuj lanë djalit disa pare për me mujtë me jetue, shkaku se Ministria Aresimit s’i kishte pasë dergue borset për xansa të Parigjit në mos tjeter kështu me tha me goj të vetë Z. Dhemil Dino. Kështu Ju lutemi Zotnis t’Uej të keni mirësinë, por në kjoft qi Ju vjen për kollaj mem dërgue llogarinë e fotografive, e cilla përbahet prej Korona 686.

Më fal Zoti Kryeministër për besdi qi jam tu Ju dhanun, por besa Zotit gjindemi gushtë e gushtë fort. Rri përherë shërbtori i Zotnis t’Uej.

Kel Marubi
Fotograf” (sic.).

postbck postbck

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

12 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

14 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

18 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

2 days ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

2 days ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

2 days ago