<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Rastet kur konsumimi i spinaqit mund t’ju dëmtojë trupin

Spinaqi konsiderohet si një bimë e shkëlqyer për shëndetin e organizmit. Megjithatë, studimet, të cilave i referohet AgroËeb.org kanë zbuluar se spinaqi dhe shumë barishte të tjera përmbajnë një substancë oksalat, e cila shkakton gurë në veshka dhe pengon përthithjen e ushqyesve të duhur.

Oksalati është një kripë natyrale që prodhohet nga trupi dhe që gjendet tek disa bimë. Shkencëtarët besojnë se kjo kripë u jep barishteve shijen e athët për t’i mbrojtur nga ‘grabitqarët’ e ndryshëm, përfshirë njeriun. Sasitë e oksalatit janë të ndryshme por kjo substancë gjendet që nga panxhari, arrorët e deri tek spinaqi. Trupi e transformon vitaminën C në oksalat, që do të thotë se frutat e pyllit apo kivi mund të jenë një problem i dyfishtë për organizmin. Kjo ndodh sepse këto fruta janë të pasura si me oksalat ashtu edhe me vitaminën C. Oksalati në vetvete nuk është diçka e keqe, sepse ai lidhet me mineralet si kalçiumi apo hekuri dhe del nëpërmjet rrugëve urinare.

Problemet Sipas të dhënave të Agroweb.org bashkëveprimi i kalçiumit me oksalatin formon gurë në veshka kur sasia e kësaj substance është tepër e madhe. Formimi i kristaleve është i paevitueshëm. Një tjetër problem që shkakton oksalati i tepërt është se pengon përthithjen e vlerave të mineraleve dhe vitaminave.Për shembull, edhe pse spinaqi është shumë i pasur me kalçium, oksalati pengon përthithjen e këtij minerali.Lajmi i mirë është se një pjesë e kësaj kripe arrin të shpërbëhet nga bakteret e stomakut, të cilat pengojnë formimin e gurëve në veshka.

Megjithatë, duke qenë se njeriu konsumon shumë antibiotikë, bakteret e mira në stomak eliminohen me shpejtësi dhe stomaku është i pambrojtur. Shumë njerëz kanë ndjeshmëri të lartë ndaj oksalatit. Këtu përfshihen ata që vuajnë nga inflamacioni i zorrëve ose ata që kanë kryer një bajpas gastrik. Në këto raste, oksalati akumulohet me shpejtësi në veshka. Për të kuptuar nëse duhet të hiqni dorë nga spinaqi, duhet të analizoni bakteret në stomakun tuaj për të vlerësuar gjendjen dhe aftësinë mbrojtëse të tyre.

postbck postbck

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

2 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

2 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

2 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

2 days ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

2 days ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

2 days ago