<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vuani nga astma? Përdorni këto çajra për ta luftuar

Çajrat bimorë janë të nevojshëm dhe të domosdoshëm për të rikthyer nivelet e energjisë, për të forcuar imunitetin por edhe luftuar astmën. Ata janë shumë të pasur me antioksidantë dhe vitaminë C, që ju ndihmon jo vetëm të forconi sistemin imunitar, por edhe të qëndroni shëndetplotë.

Më poshtë do të gjeni listën e çajrave më të mirë bimorë të sugjeruara nga AgroËeb.org për njerëzit e prekur nga astma. Çaji i Xhenxhefilit Kjo erëz e fuqishme është e pasur me përbërës bioaktivë që zbusin inflamacionin, largojnë të vjellat dhe ulin nivelin e sheqerit në gjak. Xhenxhefili ndihmon edhe kundër simptomave të astmës sepse lufton inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes. Çaji Jeshil Kjo pije shumë popullore është e pasur me antioksidantë dhe ushqyes që ndihmojnë jo vetëm kundër mbipeshës por edhe ulin rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës e disa tumoreve. Studime të kohëve të fundit sugjerojnë se çaji jeshil mund të lehtësojë simptomat e astmës. Çaji i Zi Ky çaj ka një aromë dhe shije më të thellë dhe përmban kafeinë e cila qetëson rrugët e frymëmarrjes dhe në nivele modeste përmirëson funksionin e mushkërive. Ky çaj ofron lehtësim të përkohshëm të simptomave të astmës. Veç të tjerash ai ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2. Çaji i Eukaliptit Ky çaj përgatitet nga gjethet e pemës së eukaliptit që është e pasur me antioksidantë të fuqishëm të cilët ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të astmës. Këto antioksidantë ulin inflamacionin, prodhimin e sekrecioneve dhe hapin rrugët e frymëmarrjes. Çaji i Jamballit Një nga përdorimet më popullore të jamballit është kundër të ftohtit dhe kollës. Ndihmon në çlirimin e sekrecioneve në rastet e bronshitit dhe ka një efekt lehtësues të mukozës. Jamballi nxjerr më shumë se 400 përbërës që promovojnë qelizat që luajnë një rol kritik në kontrollin e reagimeve imunitare. Çaji i koprës Çaji i koprës është tepër i famshëm në mjekësinë popullore. Ai ka vlera në trajtimin e problemeve me tretjen, stomakun dhe temperaturën. Çaji i koprës mundet t’ju ndihmojë të humbisni peshë më shpejt por nga ana tjetër ai lufton inflamacionin me shumë efikasitet dhe pastron rrugët e frymëmarrjes.

postbck postbck

Recent Posts

Këto ushqime ju ndihmojnë për të mos u ndierë të lodhur

      Një ditë e rëndë në punë dhe mungesa e gjumit janë shkak…

4 hours ago

A keni probleme me tretjen? Ky ushqim mund t’ju ndihmojë

  Udhëzime të reja për lehtësimin e kapsllëkut nxjerrin në pah disa ushqime, ndër të…

5 hours ago

“Indiana Jonesi i vërtetë” që gjeti një qytet të lashtë e të humbur të inkasve

Në vitin 1911, një profesor amerikan pretendoi se thellë në Andet peruane kishte zbuluar fortesën…

9 hours ago

Jeta dhe vepra e Murat bej Toptanit

Nga: Eugen Shehu Familjet e mëdha shqiptare kanë mundur të përcjellin nëpër dhimbje pa fund…

9 hours ago

Këto ilaçe mund ta bëjnë vapën shumë më të rrezikshme

    Disa nga ilaçet më të përdorura, përfshirë ato për depresionin, ADHD-në, tensionin e…

1 day ago

Çfarë është lupusi?

    Lupusi është një sëmundje kronike (afatgjatë) që mund të shkaktojë inflamacion dhe dhimbje…

1 day ago