Shkruan: Haxhi MEHMETAJ
Gjatë punimeve bujqësore në vendin e quajtur “Arat e Njoma “ në Cërcë të Komunës së Istogu, brenda vendbanimit të periudhës së antikitetit të vonë, para afro njëzet vitesh u gjet një Laterkul, tullë e vogël dyshemeje, i pari i këtij lloji në Kosovë. Vendbanimi shtrihet rrëzë maleve të Moknës, në një ambient të bukur bujqësor dhe blegtoral, pranë trasesë së rrugës antike Mirtrovicë – Pejë.
Laterkuli është punuar nga argjila e ngjyrës së kuqe. Ka përmasa 26 x 26 x 7cm. Mbi sipërfaqen e sheshtë, të njomë e të lëmuar para pjekjes, me dorë të lirë, në pesë rreshta horizontal, me një shkrim të shpejt në latinishte vulgare është shkruar mbishkrimi:
L A T e r c u l i
I N B a l n e o
L a b a n o n
T e n o u o
F e l i c i t e r
Tri shkronjat e para te rreshtave një dhe dy, sikurse edhe nistoret e rreshtave katër, pesë dhe gjashtë, janë shkruar më shkronja të mëdha, ndërsa shkronjat tjera janë shkruar më shkronja të vogla. Lartësi e shkronjave lëviz nga 3 deri në 5cm, ndërsa thellësia nga 1 deri në 2mm. Fjala është për mbishkrim përkushtimi të shkruar më rastin e inaugurimit të një banje, të ngritur sipas gjasave për punëtorët e punishtes së tullave. Mbishkrimi i Laterkulit në përkthim të lirë është ky: Më fat gurë themeli i banjës së Labanonit. [ E ngriti ] Tenouo. Ai njëherazi dëshmon për ekzistimin e vendbanimit Labanon, të cilin e mbante ky vendbanim i antikitetit, pararendës i Cërcës së sotme. Mbishkrimi mund të datohet në antikitetin e vonë të shek. IV – VI pas Krishtit.
( Krahaso librin: H. Mehmetaj, Trashëgimia arkeologjike e komunës e komunës së Istogut, Prishtinë 2016,f. 54.fig.42.).
Laterkuli i Cercës ( Dizajn: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info
Në pamje të parë duket si një dardhë e madhe, por në fakt përveç…
Arra ka edhe veti shëruese të sëmundjeve. Shumë studime kanë studiuar dobitë shëndetësore…
Një stacion treni në një zonë rurale të Hokkaidos, në Japoni, qëndroi hapur…
Kanë kaluar 20 vjet që kur studiuesit australianë zhvilluan vaksinën e parë në…
Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…