<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Nga dallohen shqiptarët? Kanë 3 tipare themelore…

ÉLISÉE RECLUS MË 1876

 Shkruan: Aurenc Bebja

Në faqen n°354 të librit “La Corse et les Corses, Opinions et Documents” të Charles de Susini, botuar në Paris në vitin 1906, gjejmë një shënim, poshtë shkrimit me titull “Corses et Albanais” të Miculu Georgiade Obedenaru, të gjeografit francez Élisée Reclus për shqiptarët, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Élisée Reclus (në Europe méridionale, fq. 185-193, bëhet fjalë për librin e tij “Nouvelle Géographie Universelle, La Terre et Les Hommes, L’Europe méridionale, 1876.”), duke folur për tregtinë dhe industrinë e Shqipërisë, duket se pajtohet me z. Obédénare-n, për analogjinë që ekziston midis karaktereve të banorëve të Korsikës dhe shqiptarëve:

“Nuk ekziston një popull modern, thotë Élisée Reclus, ku të dhënat ushtarake ofrojnë aq shumë shembuj mahnitës të trimërisë sesa ato të shqiptarëve. Në shekullin e XV-të, ata kishin Skënderbeun e tyre, Aleksandrin e Madh të tyre, i cili sigurisht nuk kishte për lavdinë e tij një teatër aq të gjerë sa maqedonasi, por që nuk ishte inferior ndaj tij përsa i përket gjenisë…

Dhe asnjë popull nuk e tejkaloi kurrë guximin këtyre malësorëve suljotë ku, në mijëra, nuk u gjet një plak, grua, fëmijë, t’u kërkonte mëshirë kasapëve të dërguar nga Ali Pasha? Heroizmi i këtyre grave suljote që u vinin zjarrin arkave të fishekëve, hidheshin nga majat e shkëmbinjve, ose në shkulmin e lumenjve duke u mbajtur dorë më dorë dhe duke kënduar këngën e tyre të vdekjes, do të mbetet gjithmonë një nga çuditë e Historisë…

Por, në mesin e shumë fiseve shqiptare, kjo trimëri është ende e përzier me egërsinë e madhe. Jeta e njeriut ka fare pak vlerë (qëndron në fije të perit) midis këtyre popullatave luftarake; dhe gjaku sapo të derdhet kërkon gjak, viktimat marrin hak përmes viktimave të tjera… Gruaja konsiderohet si një qenie plotësisht inferiore, pa të drejta dhe pa dëshira.

Një numër i madh shqiptarësh të pasuruar kthehen për të kaluar ditët e fundit të tyre në atdhe, duke ndërtuar atje shtëpi të bukura, për të cilat çuditemi t’i hasim në mes të këtyre shkëmbinjve të ashpër të Epirit. Në disa zona të thella, shtëpitë e pasura zëvendësojnë kështjellat e vjetra feudale, disa lloje kullash të ndërtuara në mënyrë të thjeshtë, dhe pas anjë çelje në katet e poshtme vetëm disa frëngji nga ku xixëllonin të shtënat e pushkëve.

Kështu, shqiptarët po shkojnë vetë drejt një vale të përgjithshme përparimi, dhe kur ata do të kenë hyrë në marrëdhënie të ngushta me popujt e tjerë, me të drejtë mund të shpresojmë se do të luajnë një rol të rëndësishëm, sepse ata përgjithësisht dallohen nga hollësia e mendjes, qartësia e mendimit dhe forca e karakterit.

Malësorët e Shqipërisë, në krahasim me boshnjakët dhe malazezët, kanë avantazhin të kenë një zonë (vijë) bregdetare; por ata nuk përfitojnë aspak nga ajo, jo vetëm për shkak të plaçkitjeve, përçarjeve të tyre të brendshme dhe mungesës së industrisë së tyre, por edhe për shkak të pengesave që u paraqesin malet e tyre (relievit), mungesa e urave dhe rrugëve…”

Shkrimi në shqip i Miculu Georgiade Obedenaru me titull “Corses et Albanais – Korsikanët dhe shqiptarët”: /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

21 hours ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

21 hours ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

1 day ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

1 day ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

2 days ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

2 days ago