Nëse në ditët e para të vjeshtës keni filluar të teshtini dhe të kolliteni, është koha që në ritualin tuaj të mëngjesit ta përdorni këtë eliksir. Kombinimi i këtyre përbërësve përreth jush do të formojë një mbrojtje të paparë dhe do t’ju mbrojë nga vërshimi i viruseve dhe i baktereve. Për rolet e shumta të vajit të ullirit dhe ndikimin e tij në shëndet është shkruar shumë, por është me rëndësi të themi se në kombinim me lëngun e limonit shndërrohet në një armë të fortë në luftën kundër viruseve, baktereve, e trupit ia kthen energjinë.
Pos kësaj, organizmi, me kombinimin e këtyre dy përbërësve, pastrohet prej helmeve, e rezultatet e para janë të dukshme që në fillim. Në fakt, së pari do të vëreni shfaqjen e qeskave të errëta përreth syve. Duhet të keni durim dhe këtë kombinim ta përdorni çdo mëngjes, së paku për një muaj. Këtë lloj i koktejit do ta përgatitni duke përzier një lugë vaj ulliri dhe një lugë lëng limoni. Më pas mund të hani kafjallin lirisht. Përveçqë trupit ia kthen forcën dhe energjinë, do ta përmirësoni edhe sistemin tretës, e nëse dëshironi edhe mund të humbni në peshë. Nëse keni probleme, si kapsllëku, ky kombinim do ta shërojë atë.
Sipas përditësimit të fundit të Severe Weather Europe, modelet sezonale parashikojnë më pak borë se…
Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm. Një nga mënyrat…
Shkencëtarët kanë zhvilluar një sensor të vogël që mund të zbulojë nivelet e…
Një test i thjeshtë që mund të kryhet në shtëpi mund të japë të…
Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat…
Fyti fillon t’ju kruhet, hunda ju rrjedh ose bllokohet dhe pak më vonë…