<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Manastiri i Studenicës së Pejës (Istorgut), një shëtitje përnjohjeje nëpër monumente tona të kultit nga shekujt IV-VI

Instrumentalizimi me monumente të kultit nga politika serbe e ditës: Manastiri i Studenicës së Pejës (Istorgut), një shëtitje përnjohjeje nëpër monumente tona të kultit nga shekujt IV-VI!

Shkruan: Jahja Drancolli

Manastiri i Studenicës së Pejës (Istogut) është lokalitet arkeologjik në fshatin Studenicë që gjendet 8-9 km në perëndim të Istogut dhe rreth 20 km në verilindje të Pejës. Është i njohur së paku nga viti 1908, kur një fshatar duke gërmuar në rrënoja të Manastirit Studenica, ka ndeshur një kambanë dhe në mbetje tekstili. Tekstili është dërguar në Patrikanë të Pejës, ndërkaq kambana është vendosur në Kishën Françeskane të Pejës. Raporti i parë profesional për rrënojat e Manastirit të Studenicës (pa gërmime) është bërë në vitin 1936. Raporti është shoqëruar edhe me disa foto të kohës. Gërmime sistematike janë bërë më 1966-1970. Pas gërmimit janë kryer konservime të domosdoshme. Sipas gërmimeve janë arritur një sërë rezultate. Është dëshmuar se kompleksi mesjetar i manastirit, si seli ipeshkvnore e Fosnës (Hvosnës), pas pushtimeve nemanjide dhe pas vendosjes së organizmit kishtar ortodoks të Rashës në këto anë (pas vitit 1219), është ndërhyrje mbi një ndërtim të tërësishëm kulturor paleokristian (shek. IV-VI), dhe të rindërtimeve të saja bizantine gjatë mesjetës së hershme (deri në shek. XI).

Nga fundi i shek. XIV, respektivisht nga viti 1381 kjo seli ipeshkvnore do të ngritët në mitropoli të kishës ortodokse të Rashës. Kisha kryesore e manastirit, njënefëshe, është një ndërhyrje pas vitit 1219, mbi bazilikën paleokristiane trinefëshe dhe kishte një absidë altari të madh, nga jashtë katrore, nga brenda gjysmërrethore, më pastaj kishte transeptin e këndimit, traveun e shkurtër perëndimor dhe narteksin e gjerë. Pjesa e mesme e naosit është ngritur me kube. Kisha është murosur me sigë të gdhendur nga mjeshtër të trojeve bregdetare romane-katolike. Këtej, edhe ndërhyrjet e kryera këtu janë nën ndikimin e romanikës bregdetare. Gjetjet e fragmenteve të shumta nga suvaja e afreskave, provohet se kisha ka zotëruar dekorime afreskash. Ndërkaq sa i përket skulpturës janë gjetur vetëm ca fragmente.

Rrënojave të bazilikës paleokristiane u takonin edhe dy varreza nëntokësore të murosura për shumë njerëz, si dhe qeramika e hershme bizantine.

Nga pjesët e tjera ndërtuese të manastirit është zbuluar salla e ngrënies dhe konakët, të vendosur në veri kishës. Në qendër është vendosur rezervuari i ujit. Shihen gjithashtu e murit mbajtës të manastirit, sidomos në pjesën veriore dhe themelet e një kulle katrore, ku mund të ketë qenë dera kryesore. Çdo gjë tjetër është e shkatërruar!

Foto: piktori akademik Nagip Belegu, detaj nga Bazilika e Studenicës së Pejës (Istorgut), shek. IV-VI. /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Turshitë me konservues, a mund të dëmtojnë shëndetin? Ja çfarë duhet të dini

    Me ardhjen e vjeshtës, turshitë bëhen pjesë e tryezave të shumë familjeve. Por,…

21 hours ago

Të mirat që trupi merr nga molla

    Dihet se molla ndikon pozitivisht në mirëmbajtjen e shëndetit apo përmirësimin e tij.…

21 hours ago

Ku ndodhen gjurmët më të vjetra të këmbëve në botë?

    Pyetja se ku ndodhen gjurmët më të vjetra të njerëzimit varet nga mënyra…

1 day ago

Ky buton në lavatriçen tuaj po ju “zbraz” portofolin, ulni faturat e energjisë elektrike dhe të ujit deri në 50 për qind me një zakon

    Në një kohë kur çdo artikull në faturën tuaj rritet pa paralajmërim, ideja…

1 day ago

Bima që i mbijeton dimrit dhe thatësirës: Një herë e mbillni, e shijoni për dekada

    Helleborusi është shumëvjeçar, rezistent dhe kërkon pak mirëmbajtje, por nuk e pëlqen transplantimin…

1 day ago

Shtriheni për të fjetur, por mendimet nuk ndalen? Këto 5 teknika mund ta qetësojnë mendjen para gjumit

    Skanimi i trupit, frymëmarrja, vizualizimi, mirënjohja dhe tokëzimi mund ta largojnë vëmendjen nga…

1 day ago