Hagia Sophia në Stamboll u ndërtua në 537 dhe ishte shumë më tepër sesa një bazilikë ortodokse greke, një katedrale katolike, një xhami perandorake osmane apo një muze. Vetëm pak kohë më parë u mor vendimi që ajo të kthehej në xhami, duke shkaktuar reagime nga e gjithë bota.
Por brenda Hagia Sophia-s ka një krijesë që i ka magjepsur të gjithë me sytë e saj jeshil dhe me sjelljen e saj si lozonjare. Atje jeton një mace e pagëzuar me emrin Gli.
Gli është një mace e bukur evropiane, e cila ka jetuar pjesën më të madhe të 16 viteve të jetës së saj brenda mureve shekullore, dhe është bërë e preferuara e turistëve që vizitojnë Hagia Sophia-n. Aq shumë famë ka marrë felini saqë një prej ciceronëve të godinës, Umut Bahceci, i ka hapur një profil në Instragram.
Është normale që dhe Hagia Sophia të kishte një mace. E ka dhe ajo është tejet e veçantë. Mënyra se si ajo pozon, mënyra si ecën, mënyra se si sillet është krejtësisht e ndryshme nga macet e tjera, madje edhe nga motra e saj Kizim. Pavarësisht fesë, ngjyrës së lëkurës ose gjinisë, të gjithë buzëqeshin kur u takohen me Gli,”- tha Bahceci.
Ai ka treguar gjithashtu se emri i maces përshkruan në mënyrë të përsosur karakterin e saj sepse Gli do të thotë “bashkim i dashurisë”.
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…