InforCulture sjell këgën ‘’Po i bjen era ret e zeza’’ të këndur në festivalin e Gjirokastrës nga Qerim Sula. /InforCulture.info
Kjo këngë është këndur me shumë emocion nga Qerim Sula dhe më pas është rikomponuar dhe kënduar edhe nga këngëtar tjerë, dhe dëgjohet e këndohet edhe sot. Teksit ka tematikë patriotike dhe flet për trimërinë e popullit shqiptar dhe gadishmërinë për mbrojtjen e atdheut cdo herë kur cenohej nga armiqët.
Më poshtë kemi bashkangjitur këngën dhe tekstin e këngës.
Po i bjen era mor’o ret e ze-eza,
Vijn’o prej mali mor’o breza-bre-eza
Na ka shkelë o hasmi’o ted era.
Dridhen malet jo nuk tunden ku-ullat
N’log t’burrnisë’o mor po maten bu-urrat,
Se lëshojme pllamen o pa’i ndrrue kësulat.
Çoi Korabi o gur e shkrepa
Po’i knon Drini o kangtë e veta
Dalin shqipet o nëpër kreshta o nëpër kreshta
Kadal hasëm se ktu ka burra
Na knojnë pushkët o nëpër kulla
Ta shtrojmë vendin o pllamë me plumba o pllamë me plumba.
Miku i shpisë o more la’o konakun
Dhandri i ri’o po kapi bajrakun
Nusja e re’o po hoqi duvakun
Plaka n’votër’o po e thej furkën
Fmija e djepit o’more kërkon pushkën
Gratë’o n’llogore o’more pjekin bukën.
Bini trimat o e mejdanit
Hiqni sumllat e xhamadanit
Me mbush hutën o e dibranit o të dibranit.
Me gjoks flakën t’ja shuajm topit
Jemi gjaku i Kastriotit
Le e rrit o në kullë’o t’barotit o në kullë tbarotit. /InforCulture.info
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…