<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

10 ushqimet më të mira për zemrën tuaj

Parandalojnë mpiksjen e gjakut dhe mbajnë tensionin në vlera normale.

Duke konsumuar ushqime të caktuara çdo ditë, ju mund të zvogëloni rrezikun për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

Një dietë e shëndetshme mban nivelin e kolesterolit nën kontroll, presionin e gjakut dhe parandalon formimin e pllakëzave në muret e enëve. Studimet kanë treguar që deri në 70% të rasteve të sëmundjeve kardiovaskulare janë të parandalueshme me një regjim të shëndetshëm ushqimor.

Por ekspertët paralajmërojnë të mos konsumoni të njëjtat ushqime gjithmonë. Sekreti është të provoni lloje të ndryshme të perimeve, peshqve, drithërave për të pasur një regjim të pasur në lëndë të ndryshme, esenciale për trupin tonë.

Më poshtë janë 10 ushqimet më të mira për zemrën tuaj:

Avokadot janë të pasura me yndyra të shëndetshme dhe janë një burim i kaliumit, një mineral që mban nën kontroll tensionin e gjakut. Gjithashtu, ato janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës C, karotenoideve dhe fibrave.
Boronicat janë burim i shkëlqyer i resveratrolit dhe flavonoideve, antioksidantë që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve koronare.
Është provuar shkencërisht se çokollata e errët, të paktën 75% edhe më mirë 85% kakao ul nivelet e kolesterolit të keq. Gjithashtu, një studiues tjetër zbuloi se kakao përmban fenole, një përbërës anti-inflamator dhe antiseptik që zvogëlon rrezikun tuaj për sëmundje të zemrës duke eliminuar substanca të ngjashme me yndyrën nga gjaku juaj.
Individët me rrezik të lartë për sëmundje të zemrës që ndjekin dietën mesdhetare, një regjim i pasur me fruta, drithëra, perime, arra dhe të paktën 4 lugë gjelle në ditë vaj ulliri, ulin rrezikun për goditje në tru, atake në zemër me 30%. Vaji i ullirit është një burim i mirë i yndyrave të pangopura, që ndihmojnë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak dhe kolesterolit.
Spinaqi, lakrat, janë perimet që sigurojnë hekur dhe dozat më të larta të vitaminës C. Ndërsa vitamina A dhe magnezi, janë të shkëlqyera për t’ju ndihmuar të mbani qetësinë.
Mëlçia përmban yndyrna që janë të mira për zemrën tuaj.
Tërshëra është e pasur me fibra të tretshme, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Ajo vepron si një sfungjer në traktin tuaj tretës dhe thith kolesterolin, duke e eliminuar nga trupi (duke mos lejuar kështu përthithjen nga futjen e tij në qarkullimin e gjakut)
Salmoni dhe peshqit e tjerë të yndyrshëm, përfshirë skumbri dhe sardelet, përmbajnë sasi të madhe të acideve yndyrore omega-3, që ndihmojnë në uljen e rrezikut nga ateroskleroza ose ndërtimi i pllakave në arteriet, aritmia dhe ulja e triglicerideve.
Domatet përmbajnë një dozë të mirë të vitaminës C dhe likopen. Vitamina C funksionon si një antioksidant, i cili mbron qelizat tuaja nga dëmtimet.
Frutat e thata rritin funksionet e zemrës suaj me antioksidantë dhe yndyra të shëndetshme omega-3. Vetëm ngrënia e dy grushteve me fruta të thata në ditë përmirëson funksionimin e enëve të gjakut ,ul nivelin e kolesterolit dhe na bëjnë të ndihemi më të ngopur.

postbck postbck

Recent Posts

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

15 hours ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

15 hours ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

16 hours ago

Mavijosje që shfaqen pa arsye në trup? Ja cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…

16 hours ago

Zgjoheni me gojë të thatë çdo mëngjes? Ja shkaqet që nuk duhet të neglizhoni

  Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…

16 hours ago

Nga kjo ditë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

    Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…

16 hours ago