Në këtë video të shkurtër mund të shihni disa pamje shumë interesante të filmuara në Kosovë në vitin 1920. /InforCulture.info
Video është e publikuar në Youtube në vitin 2017 nga kanali me emrin Shefqet Cakiqi. Në fillim të videos shihen pamje të një fshati që nuk është i evidentuar cili fshat mund të jetë, pastaj vjen një pamje të dy barinjëve me një qen që si duket janë duke i ruajtur delet e tyre.
Pamja tjetër në vazhdim është edhe më interesate, ku shihet një qerre me qej (që në popull jan quajtur kije – në shumë zona të Kosovës është quajtur ‘’kerri me kije’’ dhe në munges të kuajve jan përdorur shumë për udhëtim, për të bartur dru e gjera të tjera. Qejt apo ‘kijet’ janë përdorur edhe për ta punuar tokën). Në qerre është i ulur një plak i moshuar dhe afër qerrës në këmbë duke ecur jan edhe dy burra tjerë që si duket mund të kenë qenë djemt e plakut në qerre, dhe tutje pas tyre është një djalë më i që ndoshta mund të ketë qenë nipi i tij.
Në fund të kësaj video jan edhe dy sekuenca të shkurtra të qytetit të Prizrenit dhe qytetit të Mitrovicës. /inforculture.info
Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…
Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…
Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…
Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…
Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…
Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…