Prania e gurëve në veshka shoqërohet me simptoma të ndryshme, ndër të cilët është dhimbja.
Dhimbjet janë të mprehta që rrezatojnë në pjesën e poshtme të trupit.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për disa kura natyrale të cilat funksionojnë kundër dhimbjes.
Hidhni dy lugë gjelle me uthull molle në dy litra ujië. Shtoni pak mjatë dhe pijeni lëngun gjatë gjithë ditës.
Aciditeti i uthullës është efikas në shkrirjen e gurëve dhe zbut simptomat e tyre.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, konsumi i rregullt ditor i vitaminës B6 ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka.
Magnezi dhe kalçiumi janë dy minerale që parandalojnë formimin e tyre.
Këto vitamina dhe minerale i gjeni tek spinaqi, bajamet, kosi, qumështi dhe djathi.
Ekspertët rekomandojnë prijen e tre deri katër filxhanëve me çaj jeshil në ditë.
Ky çaj është i pasur me antioksidantë të cilët pastrojnë veshkat nga toksinat.
Lëngu natyral i boronicës së kuqe duhet pirë një deri në dy herë në ditë nga një gotë.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ky lëng është ndër më efikasët kundër infeksioneve urinare dhe gurëve në veshka.
Shtrydhni çdo ditë lëngun e një gjysme limoni, përziejeni me mjaltë.
Një lëng i tillë duhet pirë dy herë në ditë, esëll në mëngjes dhe përpara vaktit të darkës.
Limoni ka aciditet, antioksidantë dhe elementë që luftojnë inflamacionin.
Domatet janë të pasura me antioksidantë që parandalojnë formimin e gurëve në veshka.
Lëngun natural të domates duhet ta pini një herë në ditë kundër dhimbjeve dhe gurëve.
Gjethet e shtrydhura të borzilokut të përziera me mjaltin ose lëngjet e frutave duhen konsumuar çdo ditë.
Përbërësit e këtyre gjetheve stabilizojnë nivelin e acidit urik në trup dhe parandalojnë formimin e gurëve në veshka.
Përzieni një lugë gjelle me sodë buke në një gotë me ujë të ngrohtë.
Një lëng të tillë duhet ta pini dy deri në tre herë në ditë.
Soda e bukës ndihmon në shkrirjen e shpejtë të gurëve.
Përzieni 5-6 thelpinj të shtypur hudhre në një gotë me ujë dhe pak mjaltë.
Lëngun pijeni një ose dy herë në ditë.
Hudhra është plot e për plot me antiokisdantë që e mbrojnë organizmin nga radikalet e lira, toksinat dhe mikrobet që mund të sulmojnë veshkat.
Zgjidhni një prej kurave dhe përdoreni për rreth një muaj.
Këto kura ju vijnë në ndihmë kundër gurëve në veshka, megjithatë trajtimet specifike mjekësore mund të rekomandohen vetëm nga një mjek profesionist.
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
“The Odyssey” nga Christopher Nolan, me premierë më 17 Korrik, është projektuar nga regjisori legjendar…
Në tre dekadat e fundit, farat dhe vajrat e tyre janë përdorur gjithnjë e…
Nga: HYQMET ZANE Atë ditë që mendoj se ishte edhe pushkatimi i një atdhetari të madh…
Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…
Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…
Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…