Në të vërtetë, flasim për ndërmarrjen e pabesueshme të inxhinierisë për urën e gjatë 16 kilometra e cila lidh Malmen në Suedi dhe Kopenhagën në Danimarkë, pastaj për tunelin nën det
Vetëm ura është e gjatë tetë kilometra, ndërkaq pos automjeteve, qarkullojnë edhe trenat. Supozohet që urën në ditë e kalojnë 20.000 automjete, shkruan meganews.al
Qeveritë e Danimarkës dhe të Suedisë kanë nënshkruar marrëveshjen në vitin 1991 që të ndërtojnë lidhjen nëpërmjet Oresundit, problem shumëvjeçar i cili i mundonte banorët e të dy qyteteve.
Andaj është vendosur që nga kjo anë në vend të urës të ndërtohet një ishulli nga i cili do të hyhet në tunel dhe kështu do të ketë dobi të shumëfishtë – anijet do të mund normalisht të qarkullojnë, aeroplanët normalisht të ulen dhe të ngrihen.
Tuneli është i gjatë rreth katër kilometra. Ishulli Peberholm është ndërtuar nga materialet e nxjerra nga fundi i detit në mënyrë që në të të vendosej ura, e rrethuar me shkëmbinj të cilët janë nxjerrë në Suedi.
Tani ai është rezervat i pabanuar natyral, i famshëm për bretkosat e gjelbra, ndërkaq ndërtimi tij ka shtuar masën tokësore të Danimarkës për 1,3 milionë metra katrorë.
Ura dhe tuneli lidhin shumicën e lagjeve të Kopenhagës dhe të Malmës, saktësisht 3,5 milionë banorë.
Uji me limon, mjaltë dhe spec të kuq është promovuar si një pije…
Veshkat luajnë rol të rëndësishëm në largimin e mbetjeve nga gjaku, rregullimin e…
Zbulimet arkivore, përfshirë një autobiografi të shekullit XIX të harruar prej kohësh, po…
Edhe në veshjet që veshim çdo ditë, shpesh mund të gjejmë detaje, qëllimin…
Dieta “inflamatore” mund të dëmtojë njerëzit që kanë sëmundje të veshkave, thotë një…
Moringa (moringa oleifera) nuk duhet parë vetëm si një shtesë dietike - ajo…