Studimi i ri flet edhe për një rrugë të mundshme të bartjes së coronavirusit
Sipas hulumtimit të cilin e kanë udhëhequr shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në Davis, me bisedë normale, individi i cili ende është pa simptoma, por është i infektuar me coronavirus mund të prodhojë mjaft grimca aerosole për bartjen e infeksionit.
Sipas mendimit të profesorit të kimisë inxhinierike William Ristenpart dhe bashkautor i studimit i cili së shpejti do të publikohet, aerosolët janë grimca të cilat janë mjaft të vogla që të mund të udhëtojnë nëpër ajër.
– Biseda e zakonshme krijon sasi aerosoli nga grimcat respiratore, ka thënë ai.
Vitin e kaluar profesor Ristenpart dhe studenti i studimeve pasdiplomike, Sima Asadi, dhe kolegët e tij kanë publikuar punimin në të cilin shpjegohet që sa më zëshëm që të flasë personi aq më shumë grimca emeton, andaj disa individë për këtë “superemitters”, i cili liron edhe deri dhjetë herë më shumë grimca se të tjerët.
Megjithatë, kalkulimi sa lehtë mund të përhapet coronavirusi nëpërmjet piklave duke folur kërkon përpjekje multidisiplinore, kanë theksuar autorët e studimit.
Është e nevojshme të studiohet hollësisht sa larg piklat arrijnë kur personi i nxjerr nga goja, në mënyrë që të ndikojë lëvizja e ajrit dhe sa shpejt bien për shkak të gravitacionit. /Telegrafi/
Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…
Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…
Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…
Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…
Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…
Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…