Elona, vajza e shkrimtarit Dritëro Agolli, ka postuar kohë më parë një letër që poeti Ali Podrimja i ka dërguar babait të saj në vitin 1979.
Në këtë letër që ka ardhur në adresë të Agollit, shfaqet pikëllimi i thellë i Aliut, i cili sapo ka marrë vesh mbi sëmundjen e kancerit që ka prekur birin e tij, Lumin.
“Duke dashur të largohesha një çast nga punët e përditshme të zyrës dhe të ndjeja frymën e babit përmes leximit të rreshtave të dorëshkruara nga ai, ngeca në një letër tejet të dhimbshme, shkruar nga miku i tij i madh Ali Podrimja.
Në atë letër ai i përcillte dhimbjen e papërshkruar, pasi ishte njohur me lajmin e sëmundjes së pashërueshme të djalit, Lumit. “Qëllimi im është ta shpëtoj Lumin, të gjej ilaç për jetën e tij”- kështu i shkruan Dritëroit, shpirtërisht i dërrmuar atë 30 tetor të vitit 1979, kur vetë poeti ishte jo më shumë se 37 vjeç”, – ka shkruar Elona në rrjetin e saj social.
Kjo është letra e plotë:
“I dashur Dritëro,
Dëshiroja të jem me Juve, por qe, më gjet kjo e keqe. Megjithë intervenimet e mëdha të mjekëve, fëmija im gjendet në një kotësi të thellë.
Ai nuk kishte ekinokokun, por tumor në brinin e shtatë të anës së majtë. Tmerr, tmerr dhe diçka e paparamenduar . S’di si do ta mashtroj dhe si do t’i tregoj Fitores; s’di si do t’i kaloj ditët me të.
I dashur Dritëro, nëse mundesh dhe nëse ke miq të mirë nga mjekët, të lutem interesohu dhe më lajmëro disi. Qëllimi im është ta shpëtoj Lumin , të gjej ilaç për jetën e tij.
Këtë fotografi të Lumit ia jep Xhevairit. Më fal, nuk po mundem më të shkruaj. Ju dëshiroj çdo të mirë ty, familjes suaj dhe të gjithë shokëve.
Me dashuri vëllazërore
Ali Podrimja
30.10.79 , Beograd
P.S
30 tetorin do ta mbaj në mend si ditë të rëndë për familjen time.
Aliu”.
Vdekja e djalit të tij e inspiroi poetin që të shkruante edhe një nga poezitë e tij më të ndjera dhe më të bukura “Lum Lumi”, që u botua në vitin 1982.
Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…
Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…
Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…
Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…
Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…
Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…