Një studim preliminar ka gjetur një lidhje në mes të tipit të gjakut dhe gjasës për t’u prekur nga koronavirusi. Sipas autorëve, personat me grupin A të gjakut mund të jenë më të rrezikuar nga covid-19, në krahasim me personat me grupet e tjera të gjakut.
Hulumtusit nga Universiteti I shkencës dhe Teknologjisë në Kinë, së fundmi kanë kryer një studim, sipas së cilit edhe grupi i gjakut luan një rol në infektimit me koronavirus. Studimi I tyre, është ende preliminar, prandaj nuk është publikuar ende në asnjë revistë shkencore.
Hulumtuesit kanë analizuar 2173 individë, të cilët ishin hospitalizuar me Covid-19 në Wuhan. Ekipi i studiuesve, kishte krahasuar shkallen e sëmundjes dhe grupet e gjakut të këtyre pacientëve. Ata gjetën se personat me grupin A të gjakut ishin shumë më të prekur nga kjo sëmundje infektuese.
Ndërkaq, personat me grupin O të gjakut ishin më pak të rrezikuar nga kjo sëmundje.
Sipas shkencëtarëve, këto gjetje ende nuk janë verifikuar, prandaj nuk do të thotë që personat me grupin 0 të gjakut të mos mbrohen ose të mos kenë kujdes.
Gjithsesi, nëse këto gjetje do të verifikohen, atëherë do t’I ndihmonin të gjithë shkencëtarët, në zbulimin e vaksinës dhe terapive anti-virale për trajtimin e këtij virusi. / Medical News/
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…
Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…