Ka shkuar në 30 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.
Edhe dy raste pozitive u konfirmuan sonte.
“Dy rastet pozitive janë raste me vendbanim nga Gjilani, njeri i gjinisë mashkullore me moshë 20 vjeç dhe tjetra e gjinisë femërore e moshës 36 vjeç”, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës.
Lexoni të plotë komunikatën nga IKSHPK:
Sot me 21.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 104 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe gjashtë prej tyre janë pozitive (katër raste ne testimin e parë dhe dy raste në testimin e dytë).
Dy rastet pozitive janë raste me vendbanim nga Gjilani, njeri i gjinisë mashkullore me moshë 20 vjeç dhe tjetra e gjinisë femërore e moshës 36 vjeç.
Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë raste kanë rezultuar pozitive.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 21 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 298.305 raste të COVID-19 me 94.624 të shëruar dhe 12.836 raste të vdekjes. Numri më madhi rasteve raportohet nga Kina (81.008), Italia (53.578), Spanjë (25.374), SHBA (22.738), Gjermani (21.854), Irani (20.610), Francë (12.612), Zvicër (6.373), Mbretëri të Bashkuar (4.094), Holandë (3.631), Austria (2.847), Belgjikë (2.815), Turqi (670), Greqi (530), Slloveni (383), Kroaci (206), Serbi (171), Maqedoni e veriut (85) dhe Shqipëri (76).
Deri me 21 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (4.825), Spanjë (1.378), Francë (450), Mbretëri të Bashkuar (233), Holandë (136), Gjermani (77), Belgjikë (67), Greqi (13), Danimarkë (13), Turqi (9), Austri (8), Luksemburg (8), Poloni (5), Hungari (4), Bullgari (3), Shqipëri (2), Serbi (1), Kroaci (1) dhe Slloveni (1).
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Pyetja se ku ndodhen gjurmët më të vjetra të njerëzimit varet nga mënyra…
Në një kohë kur çdo artikull në faturën tuaj rritet pa paralajmërim, ideja…
Helleborusi është shumëvjeçar, rezistent dhe kërkon pak mirëmbajtje, por nuk e pëlqen transplantimin…
Skanimi i trupit, frymëmarrja, vizualizimi, mirënjohja dhe tokëzimi mund ta largojnë vëmendjen nga…
Bananet janë një ushqim tepër popullor në çdo vend ku ju shkoni. …
Me mbërritjen e ditëve më të ftohta vjen edhe përgatitja e bimëve për…