<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Poezi nga At Shtjefën Gjeçovi, Naim Frashërit

At Shtjefën Gjeçovi në vitin 1901 kishte shkruar poezi për Naim Frashërin, duke lavdruar veprën e tijë jetësore por njëkohësisht edhe duke ‘vajtuar’ vdekjën e tijë si humbje të madhe për Shqipërinë, në kohën kur vet populli shqipëtar kishte më së shumti nevojë për dije dhe ishte në fazen e zhvillimeve të mëdha historike dhe të rilindjes kombtare.

Naim Bujar Frashërit

joojjjjoojo

Nji dhimt në zemer po m’mundon.

Mendt s’i shof, si p’r her te kfillta.

Shpirtin n’jet, as ‘i send s’m’a gzon.

2.Rreth per rreth i shof t’errue

T’gjitha male t’vobeks Shqypni.

Rrezet dilli s’â tuj mjerue,

Zemrat, si p’rher m’na i përtri!

3.Asht zburit, ‘dhe drit’e hanes,

Krajatën ton, tuj mjerue,

I asht hup gaz’ i mirakanes,

Gj’mimet tona tuj veshgue

4. Burr shprit-madhi, na ka vdekun:

NAIM FRASHËRI trim bujar;

Vdek’ e Tij mbar na ka thekun,

Ç’n’u dur q’i madhi Atdhetar.

5. O Drit’ e bardh, shpejt prendove,

Ne na la me i derdhun lot:

Me t’duk’nin Tand, na vorfnove

N’vaj do tÇna shkojn ditt n’ket bot.

6. Dashnia t’shtyni, vdek’n me shkel

Per pshtim t’Shqypnis, jeta s’t’u dhimt;

Tash Shqypnia pa Ty ka ngel,

Me krah t’kput, e me zemr gjymt.

7. Na vdiqe, Drit, na la o Vlla,

T’met’nat ç’t’man, i lum’ aj dheu!

Punt’ ç’i nise, s’t shkuen vra m’vra,

N’bot t’njifen, t’i nef Atdheu.

8. Per Ty kjan e kndon Shqypnia

Kjan per Ty, qi s’t’ka ma n’jete;

Zemra i kndon, perse dia

Mas vdeks ate n’jet ka mete.

9. Emn’i Jot, s’ka m’u harrue,

Sa koh t’ndrrohet gjithesia

T’gjith Shqyptart kan me t’bekue,

Se p’r Ty. Shqypnis i erdh dia.

10 N’dashtni t’vendit qe shum i xet

Me shpirt per gjuh u mundove

N’pushim na qofsh! Se gja s’la met

Per lulzim t’gjuhs, mjaft punove.

11.E kur t’vin koha ç’p’e presim…

Vorr’i Jot ngrehet n’pomendtar

Kto fjal, ktij, n’ball do t’ja njesim:

<<NAIM FRASH’RI Â KTU SHQYPTAR!>

23.VIII.1901 Lkeni i Hasit

postbck postbck

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

6 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

8 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

11 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

1 day ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

1 day ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

1 day ago