<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Katër të infekuarit e fundit, tre nga Malisheva një nga Llapi

Edhe katër raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në laboratorin e mikrobiologjisë në Kosovë. Numri i plotë i të prekurve tani në Kosovë është nëntë.

Tre të prekur vijnë nga komuna e Malishevës, ndërsa njëri është nga Llapi. Ky i fundit së fundi kishte ardhur nga Italia, shteti i cili po konsiderohet epiqendra e shpërndarjes së virusit.

Qeveria ka futur tanimë tre komuna në karantinë, ato të Vitisë, Malishevës dhe Klinës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, ka konfirmuar komunat prej nga vijnë të infektuarit me COVID-19.

‘’Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 (coronavirus).’’, ka shkruar ai.

‘’Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19. Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.’’

‘’Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente.’’, shtoi Vitija. /

postbck postbck

Recent Posts

​Në këto rajone të Kosovës vërehen më shumë raste të kancerit të mushkërive

    Obiliqi, Hani i Elezit dhe Mitrovica janë ndër zonat që janë veçuar në…

1 minute ago

Studimi paralajmëron: Ngrënia vonë natën mund të rrisë deri në 30% rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë

    Një studim paralajmëron se ngrënia e ushqimeve të lehta vonë mund të rrisë…

52 minutes ago

Si ta largoni vartësinë nga pijet e gazuara dhe dietale?

    Mund të jetë e vështirë për ju të heqni dorë nga dashuria për…

56 minutes ago

Pija më e mirë pas darkës për shëndetin e veshkave

    Veshkat filtrojnë vazhdimisht gjakun, largojnë produktet e mbeturinave dhe ndihmojnë në ruajtjen e…

1 hour ago

A duhet të shtyhen vaksinat e bebës kur është e sëmurë?

    Kur bebja sëmuret, prindërit mund të pyesin veten nëse duhet ta shtyjnë vaksinimin.…

1 hour ago

Mos e hidhni parfumin gabim: Ja si ta bëni aromën të zgjasë më shumë

    Mënyra, momenti dhe vendi ku e aplikoni parfumin mund të ndikojnë më shumë…

20 hours ago