Fondit i Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Fëmijëve (UNICEF), ka theksuar se larja e duarve me sapun është jazhtëzakonisht e rëndësishme në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), por që tre miliardë njerëz në gjithë botën nuk kanë në shtëpitë e tyre lavamanë për të larë duart me ujë dhe sapun.
Sipas një deklarate nga UNICEF, në gjithë botën, tre nga pesë persona në shtëpitë e tyre nuk kanë mundësitë ku mund të lajnë duart e tyre.
Në deklaratë gjithashtu theksohet se 40 përqind e popullsisë së botës, pra tre miliardë njerëz, nuk kanë në shtëpitë e tyre lavamanë për të larë duart me ujë dhe sapun dhe rreth tre të katërtës së njerëzve në vendet më pak të zhvilluara u mungon kjo nevojë themelore.
Ndër të tjera, në deklaratë vihet theksi se në një të tretën e shkollave në gjithë botën nuk ka lavamanë për larjen e duarve dhe se në 16 për qind të qendrave shëndetësore mungojnë tualetet dhe lavamanë funksionalë.
Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…
Edhe pse uji i ftohtë mund të japë një ndjesi freskie dhe të…
Nëse pini vaj ulliri çdo mëngjes, nuk do ta besoni çfarë ndodh me…
Sezoni i gripit dhe ftohjes sjell një rrezik në rritje të infeksioneve të…
Kur palos një grumbull peshqirësh banje, a të ka shkuar ndonjëherë mendja pse kanë…
Obiliqi, Hani i Elezit dhe Mitrovica janë ndër zonat që janë veçuar në…