Mund të jetë e vështirë të ndryshoni mënyrën se si keni bërë diçka deri më tani dhe papritur ta ndryshoni.
Të gjithë ne i lajmë duart duart përditë, dhe sidomos tani nga të dhënat mbi koronavirusin larja e duarve është bërë më e zakontë.
Aktorja Kristen Bell postoi një seri fotografish në Instagram që mamaja e saj i kishte dërguar, duke treguar duart e saj në faza të ndryshme pas larjes.
Duke përdorur një dritë ultraviolet dhe një krem të quajtur Glo-Germ – një vaj mineral që simulon mikrobet, dhe është i dukshëm vetëm nën një dritë ultraviolet – ajo ishte në gjendje të shikonte sa shumë papastërti kishte në duar, edhe pse ato dukeshin të pastra me sy të lirë .
Ajo tregoi një ndryshim dramatik midis fuqisë së një larje gjashtë sekonda me sapun dhe një larje 15 sekonda me sapun.
Ekzistonte edhe një ndryshim i dukshëm midis një larje 15 sekondash me sapun dhe një larje 30 sekondash.
Pas 15 sekondash, nëna e Bell ende kishte disa gjurmë bakteresh të mbetura tek gishtërinjtë gjë që zhduket pas një larje 30 sekondash.
Business Insider kreu një eksperiment të ngjashëm, duke krahasuar dezinfektuesin e duarve dhe një larje të plotë të duarve 30 sekonda.
Zyrtarët shëndetësorë bien dakort që është një ide e mirë për të gjithë që të përdorin dizenfektuesin e duarve por i bëjnë thirrje njerëzve që të mos e shohin këtë si një zëvendësim të larjes së duarve me sapun dhe ujë.
Siç u vu re nga eksperimenti, dezinfektuesi i duarve është efektiv, por jo aq sa larja e duarve shpesh.
1.Duar të palara
2.Duar të lara me dezinfektues
3.Larja e duarve 30 sekonda me ujë dhe sapun
Në vitet e fundit, përdorimi i cigareve elektronike, të njohura si “vape”, është shndërruar në…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…