<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Letra prekëse e një babai të varfër drejtuar të pasurit që ia gërvishi pa dashje makinën

Një njeri i varfër ka gërvishtur aksidentalisht një makinë BMW që ishte e parkuar në një rrugë. Kështu që, ai i la një shënim të përzemërt pronarit të makinës duke thënë se i erdhi shumë keq për ngathtësinë e tij dhe i kërkonte që pronari i makinës t’i jepte ca kohë për të paguar dëmin.

Sidoqoftë, ai nuk e mendoi kurrë se pronari i BMW do të preket me shënimin e tij dhe do e merrte të punonte për të.

Atë ditë, Qinlong mori fëmijët e tij për një shëtitje. Papritur, ai gërvishti aksidentalisht makinën luksoze, megjithatë, ai nuk u arratis dhe mori përgjegjësi për gabimin e tij.

Ai më pas u tha fëmijëve të tij që të kthehen në shtëpi dhe t’i marrin një stilolaps dhe një letër.

Me stilolapsin dhe letrën ai shkroi faljen e tij dhe vuri shënimin nën fshirën e xhamit të makinës

Qinlong i kërkoi falje në letër dhe i tregoi se është shumë i varfër. Familja e tij ishte në krizë ekonimike.

“Unë gërvishta aksidentalisht makinën tuaj dhe duhet të jem përgjegjës për dëmin. Prandaj, ju lutemi merrni këto pak para që më ndodhen në xhep si një parapagesë dhe më jepni 2 deri në 3 muaj për të paguar pjesën tjetër. Ju garantoj se do mbaj përgjegjësi ”, shkroi Qinlong.

Pasi e pa shënimin, pronari i BMW mendoi se ishte mashtrues dhe e mori në telefon për ta vërtetuar.

Qinlong përgjigjet në telefon dhe i ndjerë në panik pyet nëse ai që e telefonoi është ndonjë mik i pronarit.

“A jeni mik i pronarit të makinës? Mund të më ndihmoni të gjej pronarin? Unë duhet t’i them pronarit që kam gërvishtur aksidentalisht makinën e tij dhe dëshiroj të paguaj dëmin. “

Pronari i makinës dëgjoi përgjigjen e Qinlong dhe u ndje i sigurt që ai nuk kishte një qëllim të keq dhe përkundrazi, është një person i ndershëm dhe i përgjegjshëm. Pronari i makinës i tha Qinlong se kostoja e riparimit mund të ishte shumë e shtrenjtë, por duke parë ndershmërinë dhe vendosmërinë e tij për të paguar koston, ai vendosi të mos i kërkojë pagesë për koston e riparimit.

Sidoqoftë, Qinlong nuk pranoi ta bëjë këtë pasi ishte në kundërshtim me parimet e tij të jetës.

“Unë kam gërvishtur makinën tuaj dhe me të vërtetë duhet të paguaj dëmin. Nuk dua të shkoj kundër parimit tim të jetës! ”

Pronari i makinës u prek me të vërtetë me fjalët e Qinlong. Ai më pas i tha: “Meqenëse ti je vërtet i vendosur për të paguar dëmin dhe unë kam nevojë për më shumë punëtorë tani, pse të mos vish në kompaninë time dhe të punosh për mua? Unë jam prekur me të vërtetë me ndershmërinë tuaj dhe ju mund të më paguani duke punuar me mua dhe ne mund të jemi miq! ”

“Në shoqërinë tonë, është e rrallë të gjesh një person si ju dhe nëse jeni të interesuar të më ndihmoni në biznesin tim, unë jam më shumë se i lumtur,” tha pronari i makinës.

Kjo histori frymëzuese na tregon se është e rëndësishme të jemi të sinqertë dhe të përgjegjshëm për veprimin tonë. Një ditë, ky incident mund të të ndodhë me ju, kështu që mos harroni të jeni si Qinlong dhe gjithashtu si pronari i makinës me zemër të mirë.

postbck postbck

Recent Posts

Këshillat e ekspertëve: Ja si ta mbështesni një mik që po përballet me probleme të shëndetit mendor!

  Mund të jetë e vështirë të dish se çfarë t’i thuash një miku që…

2 hours ago

Si të humbni peshë edhe gjatë gjumit?

    Flini me më pak rroba veshur. Kur flini lakuriq, keni disa përfitime shëndetësore…

2 hours ago

Si të kontrolloni gjendjen shëndetësore me vetëm një lugë

    Kujdesi shëndetësor duhet të jetë një detyrim i përditshëm i çdo personi. Të…

2 hours ago

Pse ndiheni gjithmonë të lodhur? Studimi nxjerr në pah rolin e vitaminës B12

    Sindroma e lodhjes kronike (CFS) është një sëmundje afatgjatë dhe dobësuese që mund…

3 hours ago

Panik në ajër, aeroplani g*ditet nga një fishekzjarr

    Një aeroplan i kompanisë Delta Air Lines është goditur nga një fishekzjarr teksa…

4 hours ago

Zbulim spektakolar: Zbulohet punishte tekstili 1000-vjeçare Vikingësh

    Vikingët me sa duket nuk ishin vetëm një popull luftarak: Në Søften, një…

4 hours ago