Një ekip arkeologësh kanë gjetur vizatimin e parë, në jugperëndim të Francës, përshkrim i ciklit të jetës së njeriut të parë, me anë të kafshëve në një pllakë guri.
Sipas një hulumtimi të botuar në revistën Kuaternarit Ndërkombëtar, objekti u krijua nga njerëzit e parë për të emigruar nga Afrika në Euroazin perëndimore mes 40.000 dhe 50.000 vjet më parë.
Gdhendja është e konsideruar deri më tani si e para dhe është një bizon, një lopë e egër, e cila mendohet se ka qenë babai i të gjitha kafshëve.
Profesori i Universitetit të New York-ut, antropologu Randall White, i cili udhëhoqi ekspeditën, tha se imazhi nuk ishte i qartë sepse çdo figurë ishte e gdhendur me pika, teknika e përdorur ishte abstrakte por mund të dalloje bisonin në të dhe këmbët e para.
Arkeologët konfirmojnë se objekti ka një moshë 38.000 vjeçare dhe rreth 1.000 vjet më e vjetër se çdo pikturë tjetër e njohur mbi kafshët. Studiuesit tregojnë se ajo është në gjëndje mjaft të mirë.
Mendohet se ky objekt ka qenë i krijuar në një vend të shenjtë për njerëzit e asaj periudhe, të barazuar me epokën e Neandertalit.
Kjo pjesë e artit të lashtë na bën të kuptojmë se njerëzit e hershëm krijonin art për të ruajtur veprimtarinë e jetës së tyre të përditshme.
Ndërsa arkeologët janë të ngazëllyer për zbulimin dhe sipas tyre ka ende shumë për të mësuar në lidhje me jetën e atij populli aq të hershëm./opinion.al
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…