Pasi e keni përditësuar – ta zëmë iPhone 5 ose 5s – në iOS 10, ndoshta keni vërejtur se celulari juaj është nxehur më shumë se më parë.Ndoshta edhe keni vërejtur se iOS 10 ua ka ngadalësuar pak pajisjen ose që bateria po shpenzohet më shpejtë.
Kështu, nëse pajisja juaj e vjetër iOS ju duket se është ngadalësuar me iOS 10, më poshtë Gazeta Express ju tregon disa gjëra që mund t’i bëni për ta shpejtuar performancën pak.
Nëse nuk keni shumë hapësirë, pajisja juaj mund të punojë më ngadalë. Kështu, për të parë se sa hapësirë keni shkoni në Settings > General > Storage & iCloud Usage dhe zgjidhni Manage Storage nën skesionin Storage. Aty do ta shihni se sa shumë hapësirë keni përdorur dhe nëse nuk keni hapësirë mjaftueshëm, atëherë shkoni tek fotot dhe videot dhe fshini gjërat e panevojshme.
Aplikacionet e përditësojnë veten në prapavijë, duke ua lehtësuar punën që t’i përditësoni vetë ato. Por përditësimi i aplikacioneve në sfond është një proces që e prekë CPU-në e pajisjes tuaj. Ju mund ta ndalni këtë veçori dhe t’i përditësoni aplikacionet në mënyrë manuale në aplikacionin App Store. Për ta bërë këtë shkoni në Settings > iTunes & App Store dhe ndaleni Updates në seksionin Automatic Updates.
Aplikacionet rifreskojnë përmbajtjen e tyre në sfond. Për shembull, Facebook përditëson përmbajtjet në mënyrë automatike pa pasur nevojë që ju ta bëni këtë duke hyrë në aplikacion. Por, kjo sigurisht se e rëndon CPU-në. Për ta ndalur këtë, shkoni në Settings > General > Background App Refresh dhe klikojeni goglën për ta ndalur./Lajmi.net
Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…
Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…
Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…
Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…