<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETEShëndet

Zakonet e shëndetshme që mund ta zvogëlojnë fryrjen e barkut brenda pak sekondave

Nëse shpesh përjetoni fryrje të barkut ose gazra, kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se ka diçka që nuk shkon me sistemin tuaj të tretjes.

Për të minimizuar gazrat dhe sikletin që kjo sjell, ekzistojnë disa metoda që ju vijnë në ndihmë menjëherë. AgroWeb.org ju njeh me to më poshtë.

Provoni tërheqjen e muskujve

Tërheqja e muskujve mund të jetë shumë efektive në luftimin e fryrjes.
Kur ndiheni të fryrë, muskujt e shpinës dhe të barkut janë të shtrënguara, sepse organet zgjerohen. Prandaj tërheqja e tyre mund të jetë një mënyrë për të gjetur lehtësim.
Gjithashtu do të rrisni qarkullimin e gjakut, duke bërë që organet e tretjes të punojnë edhe më tepër.

Stërvituni

Stërvitja e rregullt ndihmon trupin tuaj të punojë në mënyrë më efikase.
Kjo metodë mund të ndihmojë në tonifikimin e mureve të zorrëve tuaja, duke lehtësuar kështu qarkullimin e mbetjeve nëpër to. Edhe ushtrimet me ndikim të ulët si ecja, mund t’ju ndihmojnë.

Konsumoni më shumë ujë

Konsumi i mjaftueshëm i ujit ndihmon me problemet e tretjes që mund të çojnë në fryrje.
Jo vetëm uji por edhe ushqime të tilla si kastraveci, selinoja dhe shalqiri janë të pasura me ujë dhe ju vijnë në ndihmë.

Mund të provoni medikamentet pa recetë

Disa medikamente që reduktojnë gazrat dhe fryrjen e barkut, kanë treguar efikasitet në provat shkencore.

Para se të provoni ndonjë medikament të tillë, konsultohuni fillimisht me mjekun tuaj.

Konsumoni mjaftueshëm fibra

Mos i hiqni fibrat nga regjimi juaj ushqimor, edhe nëse ato ju shkaktojnë pak fryrje.
Siç e dini, një regjim ushqimor i pasur me fibra është i rëndësishëm për punën e rregullt të sistemit tretës.

Durimi që mund t’ju duhet për të ndërtuar ngadalë tolerancën ndaj këtyre llojeve të karbohidrateve, ja vlen.

Filloni duke shtuar ushqime të pasura me fibra në sasi të vogla, të tilla si gjysmë filxhani ose më pak.
Sigurohuni të merrni lëngje në sasi të larta dhe të kryeni aktivitet fizik, pasi ato ndihmojnë në lëvizjen e ushqimeve përmes traktit tretës.

admin admin

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

20 hours ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

21 hours ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

21 hours ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

22 hours ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

22 hours ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

1 day ago