<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Varret e Krushqive në Saradran të Istogut

Shkruan: Haxhi Mehmetaj

Lidhur më varret e krushqive, te popullata shqiptare e Kosovës qarkullon një gojëdhënë unike, sipas të cilës dy palë krushqish takohen në rrugë, asnjëra palë nuk i lëshon rrugë tjetrës. Për pasojë behet hataja. Vriten të gjithë krushqit dhe nuset. Kush ishin krushqit, ku i morën nuset, gojëdhëna nuk e thotë. Si jehonë e legjendës së lashtë edhe sot e kësaj dite të shqiptarët ka mbetur zakon që krushqit në kthim pasi që marrin nusen “ thyejnë” rrugë, për të mos kaluar rrugës së njëjtë. Varreza më emrin Vorret e Krushqive hasen në Kosovë, Shqipëri të veriut dhe në Bosnje.

Me emrin Vorret e Krushqive quhet varreza e vjetër në lagjen e Berishëve të fshatit Saradran të Komunës së Istogut. Varreza ndodhet pranë krahut të majtë të rrugës Saradran – Banjë e Pejës, në një vend të pyllëzuar më lisa shumëvjeçar. Përfshinë sipërfaqe rreth 5 arësh. Varreza tash numëron afro 20 varre, të orientuara lindje – perëndim, të cilët ngriheshin më rrasa gurësh të gdhendur të brekçes dhe llojeve të gurëve të tjerë. Nga ana tipologjike vrojtohen tri lloj varresh: a) varre të ndërtuara me nga dy rrasa gurësh të vendosura vertikalisht në tokë, njëra të koka dhe tjetra të këmbët, b) varre të ngritura me rrasa gurësh në trajtë të arkës drejtkëndore dhe c) varre në trajtë të arkës ovale. Gjatësia e vareve sillet nga 1.75 – 3.40m.

Rrasat e varreve janë kryesisht drejtkëndore, dimensionesh 80 x 65 x 18cm deri në 90 x 74 x 12cm.Vetem dy rrasa të një varri, njëherazi varrit më monumental, janë stilizuar në formë të trupit të njeriut, në anën e sipërme në trajtë të rrumbullaket, kurse në anën e poshtme në trajtë drejtkëndore.

Rrasa të ngjashme varresh në trajtë të trupit të stilizuar të njeriut kemi hasur në varrezat e fshatit Zallç të Komunës së Istogut dhe në fshatin Jagodë të komunës së Klinës. Varret sipas mënyrës se varrimit dhe tipologjisë së varreve do t’i kenë takuar periudhës së vonë mesjetare.

Lidhur më varret e krushqive, te popullata shqiptare e Kosovës qarkullon një gojëdhënë unike, sipas të cilës dy palë krushqish takohen në rrugë, asnjëra palë nuk i lëshon rrugë tjetrës. Për pasojë behet hataja. Vriten të gjithë krushqit dhe nuset. Kush ishin krushqit, ku i morën nuset, gojëdhëna nuk e thotë. Si jehonë e legjendës së lashtë edhe sot e kësaj dite të shqiptarët ka mbetur zakon që krushqit në kthim pasi që marrin nusen “ thyejnë” rrugë, për të mos kaluar rrugës së njëjtë. Varreza më emrin Vorret e Krushqive hasen në Kosovë, Shqipëri të veriut dhe në Bosnje. ( Nga libri, H. Mehmetaj, Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Istogut, Prishtinë 2016,f. 71 – 72).

📷 Saradranë, Vorret e Krushqive
(foto dhe dizajni: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

8 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

10 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

11 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago