<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pse statujat kanë hundën e thyer?

Pyetja më e zakonshme që vizitorët në galeritë e artit egjiptian të Muzeut Brooklyn kanë ndaj kuratorit Edward Bleiberg është një pyetje e drejtpërdrejtë, por e spikatur: Pse statujat kanë hundën e thyer?

Bleiberg, i cili mbikëqyr muzeun e artit egjiptian, klasik dhe antik të Lindjes së Afërt, u befasua herët e para që dëgjoi këtë pyetje. Ai e kishte marrë si të mirëqenë që skulpturat ishin dëmtuar për shkak të viteve, por trajnimi i tij në Egjiptologji inkurajoi vizualizimin se si do të dukej një statujë nëse do të ishte akoma e paprekur.“Pjesa e dëmtuar e trupit nuk është më në gjendje të bëjë punën e saj,” shpjegoi Bleiberg. Pa hundë, shpirti i statujës pushon së marrur frymë, kështu që vandali në mënyrë efektive po e “vret” atë. Të godasësh veshët të një statujë e një perëndie do ta bënte atë të paaftë për të dëgjuar një lutje. Në statujat që synojnë të tregojnë qeniet njerëzore duke bërë ofrime perëndive, krahu i majtë – që përdoret më shpesh për të bërë ofrime – pritet në mënyrë që funksioni i statujës të mos mund të kryhet (dora e djathtë shpesh gjendet e prerë në statujat që marrin ofrime) .“Në periudhën faraonike, kishte një kuptim të qartë të asaj që duhej të bënte skulptura,” tha Bleiberg. Edhe nëse një grabitës i një varri të vogël ishte më së shumti i interesuar të vidhte sendet e çmuara, ai gjithashtu shqetësohej se personi i vdekur mund të hakmerrej nëse shëmbëlltyra e tij e dhënë nuk ishte e gjymtuar.Pra siç e kuptuat nga rrëfimi i ekspertit, shkaku kryesor pse skulpturat e periudhës faraonike janë të dëmtuara, është vandalizimi për të “dëmtuar” funksionet e saj simbolike.

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

6 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

8 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

9 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago