<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Instagram plotëson më në fund një nga kërkesat më të mëdha të përdoruesve

 

 

Instagram ka prezantuar një funksion të ri që pritet t’ua lehtësojë përdoruesve publikimin e përmbajtjeve në rrjetin social. Tashmë, Story-t mund të editohen edhe pasi janë publikuar, pa qenë nevoja të fshihen dhe të postohen sërish.

 

Risia është konfirmuar nga drejtuesi i Instagramit, Adam Mosseri, i cili ka bërë të ditur se përdoruesit do të kenë mundësi të korrigjojnë gabimet drejtshkrimore, të ndryshojnë tekstin, muzikën, sticker-at dhe vizatimet e vendosura në Story.

Megjithatë, ky funksion ka një kufizim të rëndësishëm. Ndryshimet mund të bëhen vetëm brenda 15 minutave të para nga momenti i publikimit.

Për të përdorur këtë mundësi, mjafton të hapni Story-n e publikuar, të klikoni te tri pikat në këndin e poshtëm dhe të zgjidhni opsionin “Edit Story”.

Një tjetër përparësi është se ndryshimet nuk ndikojnë në shikimet, pëlqimet apo përgjigjet e marra më parë. Kështu, përdoruesit nuk do të humbasin ndërveprimet e grumbulluara deri në atë moment.

 

Përveç këtij funksioni, Instagram ka paralajmëruar edhe risi të tjera, përfshirë fonte, ngjyra dhe forma të reja për sticker-at, si dhe mundësi shtesë për personalizimin e përmbajtjeve.

 

Funksioni i ri ka nisur të jetë i disponueshëm gradualisht për përdoruesit, duke sjellë një zgjidhje praktike për ata që deri më tani detyroheshin të fshinin një Story për shkak të një gabimi të vogël.

admin admin

Recent Posts

Nëse vuani nga tensioni i lartë, ky ushqim mund t’ju ndihmojë ta mbani nën kontroll

  Tensioni i lartë i gjakut është një nga problemet shëndetësore që kërkon kujdes të…

1 hour ago

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

    Një detaj i vogël në kapakun e tenxheres, të cilin shumë njerëz mund…

1 hour ago

Çfarë i ndodh një kullote alpine të braktisur kur natyra e rimerr atë?

    Ajo që ndodh kur njerëzit e lënë natyrën në mëshirë të fatit mund…

2 hours ago

Pse shtrigat përshkruhen me kapele me majë?

    Në serialin Charmed, motrat Halliwell udhëtojnë pas në kohë, në Amerikën koloniale, ku…

2 hours ago

ADN-ja e Hitlerit: Çfarë ka zbuluar shkenca

    Ishte rreth orës 3:30 të pasdites, më 30 prill 1945, kur Adolf Hitleri…

2 hours ago

Ja si ta ulni faturën e rrymës me këtë ‘truk’ të thjeshtë që funksionon

    Faturat e energjisë elektrike janë kthyer prej kohësh në një shqetësim për shumicën…

2 days ago