Një vendim që disave u kushtoi jetën, të tjera i ndau nga familja dhe ëndrra e çdo vajze. Në vend të fustanit të bardhë, u veshën me rroba ushtarake, në mbrojtje të një ëndrre më të madhe, atë të atdheut të lirë.
Kjo është historia e 68 vajzave partizane që në 14 shtator 1943, kaluan në ilegalitet duke ndërmarrë një udhëtim të rrezikshëm nga Fieri në Berat, për t’u shpërndarë më pas në batalionet e ushtrisë nacionalçlirimtare.
Një ngjarje unikale sipas studiuesve të periudhës së luftës.
Nga 68 partizanet e 14 shtatorit humbën jetën gjatë luftimeve Liri Gero 19 vjeçe dhe Pinellopi Pirro.
66 vajzat e tjera u angazhuan në strukturat e shtetit pas luftës në detyra dhe poste të rëndësishme. Të gjitha jetuan mjaftueshëm për të rrëfyer në intervista por edhe në biseda familjare, kujtimet e asaj dite.
Memoriali i vajzave partizane u inaugurua në vitin 2003. Dy vjet më parë ndërroi jetë Shefiko Skufi, ish-partizania e fundit e mbetur gjallë nga 68 vajzat fierake që iu bashkuan luftës brenda një dite.
Në Fier iu bashkuan luftës antifashiste nacionalçlirimtare, qindra gra dhe vajza. Gjithsej dolën partizane 1900 banore të Fierit dhe fshatrave përreth nga të cilët 440 ranë dëshmorë.
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…