Marin Barleti, në librin e tij “Historia e Skënderbeut” shkruar mes viteve 1508-1510 thotë se kur Skënderbeu dha frymën e tij të fundit dhe kur e dëgjoi që po e qanin të vdekur, Lekë Dukagjini, princ epirot, doli me vrap në mes të sheshit, e me fytyrë të pikëlluar e me zë të lartë tha, duke shkulur mjekrën e flokët:
“Mblidhuni, mblidhuni me vrap të gjithë, o princër e sundimtarë arbërorë! Sot u bënë copë dyert e Epirit dhe të Maqedonisë! Sot u rrëzuan muret dhe kështjellat tona! Sot fluturoi tërë forca dhe fuqia jonë! Sot u përmbysën fronet e pushtetet tona! Sot u shua krejt së bashku me këtë njeri çdo shpresë e jona!”
Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit më 17 janar të vitit 1468, princi Lekë Dukagjini do të ishte në krye të shqiptarëve dhe do të vazhdonte luftën kundër Perandorisë Osmane deri sa vdiq më 15 qershor të vitit 1481. /old.albanian.history
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…