<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Të dhëna enciklopedike nga Hasan Kaleshi për Prishtneli Mesihin

Agron Islami

Prishtinasi Mesihi. – Për Mesihun nga #Prishtina (Pristinali Mesihi) thuajse na mungojnë krejtësisht të dhënat. Duket të ketë lindur aty kah viti 1470. Vetë mbiemri i tij e tregon se është nga Prishtina dhe thuajse të gjitha burimet e thonë se është me origjinë shqiptare. Duhet të ketë kryer ndonjë medrese këtu në Kosovë apo në Maqedoni, e pastaj ta ketë vazhduar medresenë edhe në Stamboll. U dallua në kaligrafi. Pasi i kreu studimet, hyri në shërbim të vezirit të madh Hadim Ali pasha, si sekretar i tij. Në këtë detyrë mbeti deri në vitin 1511, kur u vra Ali pashai. Vdiq në Bursë më 1512. Ka lënë pas vetes një divan (përmbledhje) vjershash, që merret si shkalla më e lartë e poezisë turke të asaj kohe, kurse vetë turqit e konsiderojnë si lirikun më të madh para Bakisë, Fuzulisë dhe Jahja bej Dukagjinit. Ai hartoi edhe një vepër me titull “Sehrengiz” (e cila është vepra e parë e poezisë humoristike në letërsinë turke). Pas këtij, kjo gjini u bë shumë popullore dhe lindën një varg epigonësh të rinj. Mirëpo, famën botërore Mesihu e fitoi me vjershën me titull “Kënga e pranverës” (Behariye), e cila është vjersha e vetme e poezisë turke e cila ka hyrë në antalogjitë e poezisë botërore. Qysh në vitin 1774 orientalisti anglez Ser Vilijam Xhons e futi këtë vjershë në një përmbledhje, “Vjersha të Azisë”, përkthyer latinisht. Në vitin 1787 këtë vjershë e ribotoi Toderini në veprën e vet “Letteratura turchesca”, botuar në Venedik, mandej pasuan dy përkthime në gjuhën gjermane, një nga Viland dhe një nga Hammer Purguhtal. Dora D’Istria, të cilën e njohim edhe për nga interesimi i saj për letë- rsinë popullore shqiptare, e përktheu në gjuhën franceze, Misho e futi në biografinë e përgjithshme, Resheri dhe Annemari Shimel e përkthyen përsëri në gjuhën gjermane dhe më në fund Ettore Rossi në gjuhën italiane e botoi në “Oriente Moderno”, pak para vdekjes. Para afër dhjetë vjetësh hyri në një an tologji gjermane të vjershave më të bukura të poezisë botërore “Orfej”. Fehim Bajraktareviqi para dhjetë vjetësh e përktheu në gjuhën boshnjake. Edhe kjo vjershë e Mesihut dallohet nga vjershat e kohës. Ajo është refleks i plotë i ndjenjave dhe idealeve jetësore të Mesihut; ajo na e paraqet Mesihun e vërtetë, i cili ndodhej rrallë në vendin e punës, më shpesh nëpër kafenetë e bahçet, e kjo është refleks i një botëkuptimi anakreon, fahizian. Si e tillë, duke pasur një notë të përgjithshme humaniste, mundi t’i kalonte kufijtë e Turqisë. Ja vetëm disa vargje:
Dëgjo si këndon bilbili; ja, erdhi pranvera,
Në çdo bahçe lulet çelën; ja, vallja si po merr.
Dhe prej drurit të bajames behari vjen fluturim,
Pij dhe bëj qejf, se shpejt kalon ky zgjim.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0YZEEBwsW77MKwMr7axDHURKtEQTouesQDgJsLwAyprfYokaQ5PPVNMyc7LyfsmC2l&id=827313705
admin admin

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 hour ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

3 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

4 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago