Si sot, në vitin 1878, u themelua Lidhja Shqiptare ose Lidhja për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombit Shqiptar, e quajtur edhe Lidhja e Prizrenit, organizata e parë nacionaliste shqiptare. E formuar në Prizren më 10 qërshor 1878, lidhja, u përpoq të ndikonte në Kongresin e Berlinit, i cili po formulonte një marrëveshje paqeje pas Luftës Ruso-Turke të 1877-1878 dhe që kërcënoi të ndante Shqipërinë (atëherë pjesë e Perandorisë Osmane) dhe të transferonte disa nga rrethet e saj në Mal të Zi, Serbi dhe Greqi!
Sipas statistikave europiane të kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, botuar në “Nouvelle Géographie Universelle” (“Gjeografia e Re Universale/Botërore, Paris, 1876), Prizreni rezulton të jetë qyteti më i madh i Shqipërisë me 46.000 banorë. Pas Prizrenit erdhën me këtë radhë: Manastir 40.000 banorë, Shkodra 35.000, Shkupi 30.000, Janina 25.000, Gjakova 25.000, Tetova 22.000, Peja 20.000, Prishtina 11.000, Tirana 10,000, etj.
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…