Një vullkan gjigand nënujor ka shpërthyer në thellësi të Oqeanit Paqësor duke dërguar në sipërfaqe shtëllunga uji që mund të shiheshin edhe nga hapësira Imazhet satelitore të NASA-s kanë fotografuar momentet e shpërthimit të vullkanit Kavachi, i cili ndodhet 24 km në jug të ishullit Vangunu. Prej tij mund të shihen të dalin sasi uji të ngjyrosur.
Vullkani e ka marrë emrin për shkak të gjallesave detare që mund të jetojnë në kushtet e tij të vështira, mes thellësive dhe fragmenteve të shkëmbinjve pluskues. Shkencëtarët u njohën me të në vitin 2015 gjatë një studimi.
Nga ky i fundit rezultoi se peshkaqenët dhe peshqit mund të mbijetonin në ujërat e nxehtë, acidë dhe me sulfur që rrethojnë vullkanin. Dy nënlloje të peshkaqenit kokëçekiç mund të shiheshin duke notuar në kraterin nënujor. Ekspertët besojnë se ata kanë pësuar mutacione që i kanë lejuar përshtatjen me këto kushte ekstreme.
Shpërthimi zgjati për disa ditë midis Prill-Maj 2022, sipas NASA-s. “Vullkani shpërthen thuajse vazhdimisht dhe banorët e ishujve përreth raportojnë se shohin vazhdimisht tym e hi”.
Ishulli ka emrin e një hyjnie deti të popullit Vangunu dhe njihet ndryshe edhe si “furra e Kavachi”./tvklan.al
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…