Problemin e prejardhjes së popullit shqiptar e shtroi dhe e trajtoi për herë të parë mbi baza shkencore historiani Johan Tuman 250 vjet më parë . Duke u mbështetur në faktet historike e gjeografike, por duke përdorur edhe përfundimet që dilnin nga materialet gjuhësore, ai hodhi poshtë hipotezat pa baza që ishin shprehur prej disave, tregoi autoktoninë e shqiptarëve dhe mbrojti tezën e prejardhjes së tyre prej ilirëve, të cilët i vështroi të afërt me trakasit. Nga analiza e gjuhës shqipe, vëren ai, nuk është e mundur të mos shohësh se folësit e saj kanë qenë fqinjë shekullorë të grekëve dhe nënshtetas të Romës së lashtë; si njëri si tjetri fakt të shpien tek ilirët e vjetër. Ai thekson se populli shqiptar ka ruajtur bazën e vjetër ilire të gjuhës së tij, kurse depërtimi i një numri të madh huazimesh nga gjuhët e tjera pasqyron gjurmët e ngjarjeve dhe periudhave të ndryshme të historisë së tij.
©Mahir Domi
Për të interesuarit , libri mund te gjendet vetem ne librarite: Adrioni, Albania, Arts Librari dhe Tirana e Re ne Tirane dhe librari Toena ne Vlore.
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…