Arma e mbretit Zog, një shpatë e rrallë oficerësh me dorezë të artë e mbajtur gjatë festimeve të martesës së tij mban datën prill të vitit 1938.
Doreza është e punuar e gjitha në ar, një vepër e vërtetë artistike. Në qendër të saj ndodhet stema shqiptare, përkrenarja e Skënderbeut, një flamur që shpaloset në të dyja anët dhe në mes shqiponja me dy krerë, në zemër të së cilës është gdhendur Z I (Zogu I).
Stema rrethohet nga një shumësi gjethesh. Tehu i shpatës, 85 cm e gjatë, është gjithashtu i zbukuruar me motive floreale, por ajo që të bie në sy janë mbishkrimet e gdhendura në shqip në të dyja anët. Nga njëra anë shkruhet me gërma të arta “Oficerët Shqiptarë 27 prill 1938”.
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…