<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Shotë Galica, nusja e maleve të Kosovës kur bëhet Nënë

Shpalime historike

(Duke lexuar librin studimor “Azem Galica në traditën popullore” të prof. dr. Mehmet Rukiqi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2013).

Kur lindi Bejta i Vogël…

Azem Galica me çetën e tij, në fillim të shtatorit të vitit 1919, kalon në Vllahi të Shalës. Vendoset në shtëpinë e Selim Osmanit, kryeplak i katundit. Shotës iu caktua një dhomë e posaçme. Në mëngjesin e së hënës së parë të këtij muaji, në shtëpinë e Selimit, të gjithë u zgjuan të gëzuar. SHOTA LINDI DJALË! Selimi duke menduar se Azemi ende nuk din asgjë për lindjen e djalit, shpejt e ngjitë shkallëve të kullës. Hapi derën me haz, saqë, gati e nxori prej bagllamëve, duke iu drejtuar:

– Azem, a ndjeve që u shtove dhe për një pushkë? Ki djalë, o Azem Galica, e, ishalla asht me jetë të gjatë!

– O ndjeva, more Selim, ndjeva. Po, unë i kam do punë tjera, edhe më të mëdha, që nuk më lanë me u gëzue. Edhe lindjen e djalit duhet ta mbajmë të msheftë. Mos ta dij askush, pos familjes tënde, – iu përgjigj Azemi.

Njeri prej luftëtarëve, sipas adetit kur lind djalë, rroku pushkën dhe iu afrue dritarës, Azemi nuk lejoi të bën krismë, duke thënë: “Ka nevojë për fshehtësi, së paku, derisa qendrojmë këtu”!

Dikush prej luftëtarëve, e pyeti Azemin:

– Si do t’ia ngjesim emrin djalit? – O Azem Galica.

– Emri do t’i mbetët ashtu qysh të dëshiron Shota.

Dikush e pyet Shotën dhe ajo u përgjigj:

– Dëshiroj t’ia përtrijë emrin e babës së Azemit, Bejtës. Dhe me jetë të gjatë e të lumtur e trashëgoftë emrin e gjyshit.

Shota, edhe tri javë, qëndroi në Vllahi. Disaherë e ndërroi vendbanimet. Kudo ishte e lirë, sikur në shtëpinë e vet të dikurshme atje në Radishevë. Në Vllahi ishin të martuara edhe disa bija të Radishevës. Shota ishte përmirsuar nga shëndet. Edhe djali rritej normalisht. Azemi me një grup shokësh, erdhi për ta marrë Shotën me djalë e për të shkuar në Drenicë. Shota u përshëndet me shumë gra të katundit Vllahi. Përqafohej me to e qante sikur fëmijë. Bile, njërës prej tyre, që ishte kujdesur më së shumti për të, ia fali unazën dhe duke i thënë: “Po ta japi anazën e gishtit, që ta kesh kujtim prej Shotës së Azemit“!

Gjatë udhës afër Rakoshit, Bejta i Vogël vdes në duart e Shotës

Po në këtë kohë, Azemi me Shotën dhe disa luftëtarë (1919) nga Suhagërlla nisën në drejtim të Gjyrakofcit. Gjatë këtij udhëtimi, diku afër Rakoshit, Bejta i Vogël vdiq në duart e Shotës, kaçaku më i ri i maleve të Kosovës. Bejta i Vogël për katër muaj jetoi së bashku me Çetën dhe të krismave të pushkëve, që shpeshherë e zgjuan nga gjumi i rritës. Gjoksi kreshnik i Nënës Heroinë, paksa u ftoh, Shota lajmëroi Azemin se djali nuk jepte kurrfarë shenjash se është gjallë. U konstatua se Bejta ka vdekur. Të gjithë luftëtarët filluan të qajnë. Disa prej tyre qanin më zë. Edhe Shotës i rodhën disa pika lotë.

Shota tha:
– Heshtni more burra! Heshtni o ju trimat të Drenicës e të Kosovës. Shkoi një fëmijë, por nanat shqiptare, në këtë kohë lindin njëmijë të tjerë, tha Shota para trimave të Azemit. Ky ishte fëmija i parë dhe i fundit i Nuses së Maleve të Drenicës, trimëreshës Shotë Galica. Varri i Bejtës së vogël nuk dihet!

Çikago, korrik të motit 2020

admin admin

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

11 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

11 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

11 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago